Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Flamurtari për titull!

Nuk e mora seriozisht në startin e sezonit, kreu është mes nesh dhe ukësit

- SKERDILAID SULOZEQI

Fitorja ka bërë që në kampin vlonjat të nisin të bëjnë llogari të tjera me objektivat dhe kampionati­n. Pas ndeshjes, Idrizi ashtu si dhe në fillim të takimit, ka qenë i qeshur dhe mjaft i qetë. Paçka se Flamurtari fitoi, në deklaratën e dhënë ai ka theksuar se kjo ishte vetëm një ndeshje e mirë e Flamurtari­t, ndërsa nuk ngurron që duke kompliment­uar Kukësin, të listojë këto dy skuadra si pretendent­e që do të diskutojnë mes tyre vendin e parë dhe titullin kampion. Sakaq, Idrizi nuk ka dashur që të ndalet dhe të komentojë çështjen e arbitrave.

Erdhët i qeshur dhe po largoheni i qeshur...

Është e parë herë që fitojmë në transfertë me Kukësin. Sipas meje, Kukësi ka një superekip, një supertifoz­eri dhe një superpresi­dent. Fati ishte me ne. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe kaq!

Jeni i kënaqur se skuadra di të vuajë dhe të fitojë?

Para një muaji e gjysmë, unë s'e kam marrë seriozisht, por këtë vit kampionati do diskutohet mes nesh dhe Kukësit.

Patët probleme me gjyqtarin Ziri, jeni i kënaqur që u ndërrua arbitri?

Mos u merrni me arbitrin! Nuk dua të merrem fare me histori arbitrash. Tani po flasim për futboll dhe të mos bëhemi si puna e atij qaramanit.

Me këtë fitore duket se Flamurtari­t i hapet oreksi, jo vetëm për Europën, por dhe për titullin. Është e vërtetë?

Unë di të them që ne dhe Kukësi do të ndajmë titullin. Të tretën nuk e di.

Jeni i kënaqur që Flamurtari zhvilloi një ndeshje të bukur?

Flamurtari ka kohë që po bën ndeshje të bukura. Kjo është e gjithë historia.

 ?? Fotot: F. Hazizllari ?? Gjici dhe Idrizi dje në tribunë
Fotot: F. Hazizllari Gjici dhe Idrizi dje në tribunë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania