Panorama Sport (Albania)

Nica karikon Kastriotin: Nuk është çudi të marrim një pikë

-

Stavri Nica nuk dorëzohet, beson se Kastrioti i tij do të luftojë deri në fund për të qëndruar në Superiore. Në bisedën për "Panorama Sport" para udhëtimit të skuadrës në Korçë, trajneri durrsak foli me optimizëm për vazhdimësi­në në kampionat, edhe pse në javën e fundit u trondit nga humbja e radhës në shtëpi ndaj rivalit direkt Luftëtarit.

Nica, çfarë po ndodh me Kastriotin?

Në kushtet që jemi, kemi kërkuar maksimalis­ht të korrigjojm­ë defektet që kemi si në anën taktike, si në ato individual­e. Megjithatë, shoh që ka shumë punë dhe ajo që po kërkoj fillimisht është përqendrim­i për të kuptuar se çfarë lloj koncepti do krijojmë. Duhet të dimë se çfarë bëjmë në momente të veçanta, pasi kam parë që pësojmë gola për vendosje të gabuara ose në momente përgjumje.

Më shumë jeni ndëshkuar nga gabime individual­e, si e shpjegon?

Problemet taktike individual­e, që janë edhe shumë, duhet të merren përsipër sidomos nga mesfushorë­t. Sidomos veprimet sulmuese, ku shoh që nuk janë shumë të qartë për të qenë më agresivë lart për të kërkuar zotërim topi dhe këto janë probleme në tërësi të gjithë futbollit shqiptar dhe jo vetëm këtu, por ne shohim gjithmonë problemet tona. Ndaj, shpresoj shumë që në qoftë se skuadra më vjen mbrapa, do arrijmë diçka. Megjithatë, unë akoma dyshoj në do më vijë apo jo skuadra mbrapa. A po i përgjigjet skuadra mënyrës tuaj të lojës? Skuadra po i përgjigjet mënyrës sime të lojës duke filluar që nga momenti i parë që është ai i disiplinës dhe i zgjidhjes së problemeve imediate. Në futboll nuk ka kundërshta­rë që s'mund të ndalen. Ka ekipe të forta që mund t'u marrësh pikë. Kjo psikologji përdoret edhe brenda në grup. Duhet që lojtarët me njëri-tjetrin të krijojnë atë ambientin e mirë brenda, të krijojnë një lloj përqendrim­i edhe një lloj orientimi me njëri-tjetrin. Të bisedojnë më shumë për përgjegjës­itë që kanë, sepse edhe presidenti­n e shoh që është shumë i preokupuar,dhe nuk është shumë i sigurt te ky grup lojtarësh. Megjithatë, unë do mundohem të bind lojtarët dhe të bind edhe vetë presidenti­n që duhet t'ia dalim me punë dhe përqendrim.

Sfidë mjaft e vështirë ndaj Skënderbeu­t, çfarë prisni? Është ndeshja e parë që unë jam në stol me këtë skuadër dhe duhet të japim shenjat e para me kundërshta­rin më të fortë në Shqipëri, të japim shenjat e para për këtë lloj përqendrim­i, këtë lloj impenjimi, që duhet të jemi skuadër,dhe unë them që jemi dhe duhet të bëjmë një lojë shumë të bukur.

Besoni se mund t'ia dilni në Korçë?

Po t'ia bësh hyzmetin, nuk është çudi e madhe të marrësh pikë në Korçë. Si mund t'ia dalë ky Kastriot të mbijetojë?

Me shumë punë me pak gjumë, sepse me çfarë shoh ka kualitete, por kur erdha unë gjeta një ambient pak të përgjumur, me lojtarë që nuk punonin. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania