Panorama Sport (Albania)

“Heroi” Bicaj: Goli për bashkëshor­ten, tani jemi aty ku kemi vendin

-

Heroi i ndeshjes së djeshme, Ditmar Bicaj, i cili ashtu si Bledi Shkëmbi tregohet i sinqertë se Teuta nuk luajti mirë. Për "Panorama Sport", mbrojtësi foli për lojën, kundërshta­rin, por edhe golat e shënuar. Tiranasi ka një dedikim të veçantë për dopietën, si dhe deklaron se tani Teuta është në vendin ku i takon, zonën e Europës.

Dy gola për një përmbysje të çmendur?

Duhet të tregohem i sinqertë, duke thënë se nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mira që kemi zhvilluar. Ishim me fat në momentet tona dhe arritëm të merrnim këtë fitore. Në pjesën e parë jam koshient që duhej të bëja paktën unë më mirë, por kështu është futbolli. Pjesa e dytë normalisht do ishte ndryshe dhe ashtu erdhi. Jam shumë i lumtur për fitoren në radhë të parë dhe më pas për dy golat e mi. Ishte një fitore ndaj një kundërshta­ri të fortë dhe me këtë trepikësh shkojmë aty ku ne duam dhe kemi objektiv. Të dy golat ia dedikoj bashkëshor­tes sime që presim të bëhemi dhe me fëmijë. Për të janë të dy golat.

Të mos ishte për Hidin, tani do flisnim për një barazim...

Unë isha mbrojtës i fundit dhe të them të drejtën hezitova të ndërhyj menjëherë, sepse nuk dija dhe nuk duhej të shkaktoja faull. Ai më fitoi kohën. Them që në futboll duhet dhe fati që të marrësh rezultat. Gjithsesi, jam i lumtur që morëm fitoren dhe dua të falënderoj pafundësis­ht dhe tifozërinë që na ka mbështetur gjatë gjithë kohës.

Tre gola deri tani, cili është objektiv yt para portës? Jam shumë i lumtur për këto tre gola në këtë sezon. Kur isha te Skënderbeu dhe luaja përkrah Shkëmbit kam realizuar shtatë gola dhe e kam bast me veten ta thyej këtë rekord.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania