Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Nuk besoja te përmbysja, Bicaj, Hidi dhe fati sollën fitoren

-

Bledi Shkëmbi e thotë shkoqur se nuk e besonte kurrë që Teuta e tij do të fitonte dje në Shijak. Në "Gol pas Goli" të "SuperSport", korçari është treguar burrë dhe ka thënë se skuadra ishte pothuajse zero, ndonëse vlerësoi futbollist­ët, të cilët edhe pse luajtën keq arritën të fitonin. "Të them të drejtën, si po luanim nuk besoja shumë, të jem i sinqertë. Doja të shënonim të paktën një gol, nuk ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë, por ishte meritë e lojtarëve sesi e kthyen rezultatin. Nuk diskutohet edhe me fat, që është i rëndësishë­m. Ishte meritë e tyre që shënuan, por edhe e Islit që na shpëtoi në disa raste", tha Shkëmbi. Nuk kishte sesi të mos mungonte kritika për mbrojtjen që në sfidën e djeshme ishte në pikë të hallit, por që për meritë të Isli Hidit shpëtoi tri herë rezultatin. "Nuk bëmë një lojë të mirë në mbrojtje, sidomos dy qendrat. Ishim të shpërqendr­uar dhe nuk na bëri mirë pjesa e vonesës së lojës, sepse pashë shpërqendr­im gjatë gjithë lojës. Ndodh që lojtarët të mos jenë ndonjëherë në gjendje të kapin ritmin gjatë ndeshjes, është gjë e madhe që me një mënyrë të tillë loje të arrish ta fitosh", rrëfeu korçari. Ai analizoi oshilacion­et e skuadrës së tij. "E filluam mirë, pastaj luajtëm dobët, më shumë ishte shpërqendr­im, sidomos pas pësimit të golit patëm shumë momente të dobëta. Gabonim pasime të thjeshta dhe vihej re. Nuk mund të ndryshoj shumë një futbollist nga ana psikologji­ke gjatë lojës, ndaj them se është gjë e madhe të fitosh ndeshje kur vuan si sot (dje)", deklaroi trajneri i Teutës. Në veçanti, edhe pse shënoi dy gola, Shkëmbi ka kritikuar Ditmar Bicajn. "Jam dakord që mund të fitosh edhe në ditë të keqe. Kemi luajtur edhe mirë dhe nuk kemi fituar. Jo vetëm Bicaj, por e gjithë mbrojtja në disa momente nuk e lexonte dot lojën. U shpërqendr­uam dhe, pavarësish­t se bënë gabime, lojtarët me eksperienc­ë i dhanë ekipit besim se mund të ndryshohej rezultati", mbylli Bledi Shkëmbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania