Panorama Sport (Albania)

Mema: Arbitri na dëmtoi, por humbëm 10 raste për gol

"Për sulmuesit e skuadrës, nuk gjej dot fjalë për të thënë"

-

"Idorëzuar". Qartësisht Ardian Mema dje dukej i shkatërrua­r. Humbja me Teutën e kishte bërë një grusht, por trajneri i Tiranës në "Gol pas Goli" të "SuperSport" sulmoi arbitrin e ndeshjes si fajtor të humbjes. Por çuditërish­t, ndryshe nga Vlora e Kamza ku përdori fjalë të rënda për dy gabime, dje trajneri qëndroi i matur në deklaratat e tij. Ja intervista e plotë me trajnerin bardheblu. Në tre ndeshje me Tiranën, Mema ka marrë vetëm 1 pikë, duke humbur dy herë me Flamurtari­n dhe Teutën, e barazuar me Kamzën.

Sa keqardhje ndieni që humbisni një ndeshje kur shënoni të parët dhe duke humbur shumë raste për gol?

Të vjen keq, janë 10 raste të humbura. Nuk gjej dot fjalë. Ekipi u shpreh shumë mirë dhe pati raste për shënim. Unë nuk e kuptoj ç'kishte arbitri. Filloi duke dhënë faulle në mesfushë dhe na afronte afër portës. Edhe ndeshjen e parë kam kritikuar arbitrin. Tirana nuk ka nevojë ta ndihmojë kurrkush, thjesht të më japin vendimet e drejta, sepse për atë janë në lojë.

Përse nuk i bëtë edhe dy zëvendësim­et e tjera që kishit. Mund të kishte diçka ndryshe në fushë?

Secili lojtar po jepte maksimumin. Mendova të fus Toni Mavejenë. U duk më e arsyeshme më pas të luaja me ata lojtarë.

Jeni i bindur që lojtarët që kishin në fushën e lojës dhanë maksimumin në rolet e tyre?

Jam i bindur. E thonë statistika­t kokëforte. Kot nuk shkuam 10 herë para portës, por gjithçka do ta analizoj në një moment të dytë. Mendoj që mund të kisha bërë ndonjë ndryshim te sulmuesit. Nuk po realizonin golin, por nuk kisha zgjedhje.

Si mund shpërdoros­h ato që shpërdoroi ekipi dhe të pësosh golat që u pësuan...?

Secili merr përgjegjës­itë. I pari që marr përgjegjës­itë jam unë. Unë iu kam besuar atyre. Pjesa tjetër do shikohet në vazhdimësi, se cili nga lojtarët do të jetë i gatshëm për të vazhduar kam-

pionatin dhe për të luajtur.

Është e vështirë të motivosh ekipin në këtë gjendje. Si do të bëni për sfidën me Kukësin?

Të them të drejtën, duhet të gjej një lloj solucioni ( zgjidhjeje) që nuk e di edhe

unë çfarë të them. Do ta shikoj me qetësi ndeshjen. Do nxjerr problemati­kat që ka pasur ekipi, sidomos në fazën e sulmit kur kemi humbur shumë gola, si dhe gabimet që kemi bërë te goditjet standarde.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania