Panorama Sport (Albania)

Një banderolë anti-Halili vonon ndeshjen, Karabeci kapet për shtesën: Po tallni b***ën me ne

-

ë stadium të pranishëm janë jo vetëm dy tifozëritë e skuadrave, por edhe tifozë shijakas në mbështetje të Teutës. Tribunat kryesore janë të mbushura thuajse plot dhe përballë janë diku rreth 150 tifozë kryeqyteta­s. Skuadrat zbresin në fushën e lojës sipas protokolli­t, kryejnë të gjitha ritet, por ndeshja nuk fillon. Lojtarët detyrohen të bëjnë sërish nxehmje dhe lëvizje me top. -Ndeshja pengohet të fillojë për shkak të një banderole, në drejtim të presidenti­t të Tiranës nga vetë tifozëria e saj. Delegati nuk kërkon nisjen e ndeshjes pa larguar atë banderolë dhe kjo sjell dhe kaos te lojtarët, me Osmanin që kërkon llogari për këtë vonesë. Tifozërisë mike i bëhet thirrje se në rast nuk largohet ajo banderolë nuk fillon ndeshja dhe duhet të largohen nga stadiumi. Duhet ndërhyrja e forcave të rendit për të larguar banderolën së bashku me tifozët "Fanatics". Mbeten vetëm rreth 20 tifozë të Tiranës. Tifozët largohen, duke lëshuar kore ofenduese ndaj presidenti­t Refik Halili. Përfiton dhe tifozëria shijakase për të lëshuar kore ndaj gjyqtarit Kridens Meta, arbitër pas porte. Ndeshja nis pas 13 minutave vonesë.

-Në një moment kur disa tifozë ofendojnë Kridens Metën ka një ngatërresë me trajnerin e Tiranës, Ardian Mema, që keqkupton gjithçka dhe i kthehet tifozërisë. Më pas ka paqe midis palëve duke shuar atë që u ndez në pak sekonda.

-Shënon gol Tirana, arbitri kryesor bën me shenjë për gol, por lojtarët nuk e kuptojnë diçka të tillë, duke menduar se u sinjalizua një goditje në favor të Teutës. Lojtarët e Tiranës protestojn­ë te Kridens Meta, por gjithçka sqarohet dhe festa nis, 0-1.

-Në pjesën e dytë, Ardian Mema ka diçka me arbitrin e katërt për vendimet e kryesorit Kola.

-Gol identik thuajse ai i barazimit, por te Teuta nuk duan të dinë se kush shënoi, por janë të gjithë në festë. -Menjëherë sapo vjen goli i dytë, Progni feston së bashku me Shkëmbin që kalon në delir. Bicaj feston me tifozërinë dhe shokët e skuadrës.

-Pas golit të dytë, Bicaj dhe mbrojtja janë të paqartë dhe bëjnë gabime, saqë detyrojnë trajnerin Shkëmbi gati të hyjë në fushën e lojës. Korçari është parë shumë nervoz pas minutës së 75-të.

-Ditmar Bicaj gabon sërish në markim ndaj Grecës dhe Osmani irritohet me partnerin e tij dhe i kërkon të gjithë skuadrës të ruajë qetësinë.

-Karabeci irritohet me arbitrin e katërt në momentin e sinjalizim­it të shtesës "po tallni b***ën me ne"? -Tirana dhe Teuta luanin sërish bashkë në Shijak pas 15 vitesh (aq sa kishte moshën edhe fusha), ku në atë sfidë fitonin bardheblut­ë me një penallti të dyshimtë të dhënë atë takim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania