Panorama Sport (Albania)

Kote: Privilegj të veshësh fanellën e kuqe të Partizanit

-

Kristi Kote, një nga zbulimet e trajnerit Skënder Gega te Partizani, pohoi dje para mediave se ndihet i lumtur që ka firmosur për të kuqtë. Si korçar, ai foli edhe për ngacmimet që i kanë ardhur nga vendlindja pas humbjes me Skënderbeu­n

Zakonisht e keni nisur nga stoli, por a e mendoni veten të rëndësishë­m dhe që një ditë do ta nisni edhe si titullar? Në momentin e parë që erdha te Partizani kam qenë shumë i lumtur dhe më kanë pritur shumë mirë, si shokët, ashtu edhe stafi. Kanë bërë që të rritem dita-ditës dhe shanset që më janë dhënë më kanë motivuar edhe më shumë për të dhënë më të mirën. Shpresoj që edhe në shanset që do të më jepen në vijim të jap edhe më shumë nga vetja ime. Jam i sigurt që akoma nuk kam shprehur gjithë potenciali­n tim.

Si ndiheni si pjesë e kësaj skuadre?

Është një privilegj për çdo lojtar, sidomos në moshën time, që të përfaqësoj­ë fanellën e një klubi kaq të madh e me emër si Partizani. Ishte e vështirë për ju të luani kundër ekipit të vendlindje­s? Nuk mund të them e vështirë. Ishte një kënaqësi shumë e madhe, por dhe një motivim. Përfaqësoj­a një klub shumë të madh si Partizani dhe e vetmja ndjesi që kisha ishte që të jepja më të mirën për këtë fanellë.

Ju kanë ngacmuar pas ndeshjes shokët tuaj në Korçë? Ngacmimet ndodhin vazhdimish­t. Shokët nga Korça ngacmojnë, por që mbeten atje. Thjesht ngacmime të vogla.

Sa e rëndësishm­e është për ju mbështetja e profesor Gegës? Nuk e diskutoj, është një vlerësim i madh prej tij që më ka dhënë këtë shans. Shpresoj që edhe në vijim t'ia shpërblej edhe më shumë. Keni luajtur në të shkuarën me Kombëtaret e moshave. E keni synim që të vishni edhe fanellën e Shpresave?

E gjithë vëmendja ime momentalis­ht është te Partizani. Dëshiroj të jap më të mirën këtu dhe më pas t'ia lëmë kohës të gjitha.

Para se të vinit te Partizani, u munduat të bindnit Kamzën këtë verë. A është ky momenti që të tregoni se kanë gabuar me ju? Nuk kam pse i tregoj njeriu nëse kanë gabuar apo jo. E rëndësishm­e është që të bëj më të mirën aty ku jam. Momentalis­ht jam te Partizani dhe dua të bëj më të mirën këtu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania