Panorama Sport (Albania)

Mezani: Laçi i fortë, por ia dalim me mungesa dhe pa tifozë

Trajneri: Dilema në mbrojtje, por marrim maksimumin

-

Trajnerit aktual të Luftëtarit, Gentian Mezanit, i duhet të përballet sot me Laçin, ish-ekipin që sezonin e fundit e drejtoi në perfeksion duke siguruar edhe përfaqësim­in në Kupat e Europës. Përpos historisë, Mezani me modestinë dhe profesiona­lizmin që e karakteriz­on, një ditë para sfidës me Laçin për "Panorama Sport" u shpreh: "Laçi është një skuadër që duhet vlerësuar dhe respektuar. Unë kam bindjen e plotë se Laçi ka shpalosur futboll të bukur, të konkretizu­ar me rezultate pozitive që nga viti i shkuar, pavarësish­t dy humbjeve të fundit me kundërshta­r të fortë si Teuta dhe Kukësi. Laçianët luajnë futboll të fortë dhe agresiv, dinë të mbrohen mjaft mirë në çdo situatë, çka na e vështirëso­n shumë mënyrën e gjetjes në befasi të tyre në zhvillimet e lojës".

SITUATA- Luftëtari i trajnerit Mezani vjen me probleme para laçianëve, pasi disa lojtarë janë jo në kondicioni­n e duhur. Sikur të mos mjaftonte lëndimi i braziliani­t Xhekson në gjurin e djathtë në ndeshjen me Kastriotin, "dhimbjet e kokës" për Mezanin shtohen edhe më shumë, teksa Janiçiç, Liçaj dhe Aleksi s'gëzojnë gjendjen më të mirë fizike. "Gjendja jo e mirë fizike e disa lojtarëve, si Xhekson, Janiçiç, Liçaj dhe ndonjë tjetër, pa dyshim që na vendosë para vështirësi­ve për të përballuar Laçin. Aktivizimi i Xhekson është shqetësim më vete, pasi është lojtar me vlera për skuadrën tonë. Gjithsesi, mbetem besimplotë se lojtari që do ta zëvendësoj­ë braziliani­n, do të japë më të mirën. Te Luftëtari të gjithë janë të gatshëm për të dhënë më të mirën në shërbim të rezultatit pozitiv", vijoi trajneri Mezani. MUNGESA E TIFOZËVE- LuftëtariL­açi luhet pa praninë e tifozëve. Një shqetësim më shumë për trajnerin Mezani, që gjithsesi sipas tij, duhet shpërblyer me rezultat pozitiv. "Është e vërtetë që na mungon tifozëria. Futbolli luhet për tifozët dhe nuk është mirë që ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tyre. Tifozëria i jep moral skuadrës dhe pa dyshim që ndeshjet luhen për ata, ndaj dhe ne do të mundohemi mos t'i zhgënjejmë. Unë besoj se ata do të jenë krah nesh jashtë shkallëve të stadiumit, pasi janë të lidhur me Luftëtarin", shtoi trajneri. FORMACIONI- Në lidhje me formacioni­n e mundshëm ndaj Laçit, trajneri i Luftëtarit u shpreh: "Një gjë u siguroj se lojtarët që do të zbresin në fushë, do të japin maksimumin e tyre. Dilemat janë më së shumti në mbrojtje, përderisa Xhekson dhe të tjerët kanë probleme dëmtimesh. Paraditen e sotme do të shoh gjendjen e lojtarëve me probleme për të thënë fjalën e fundit sa i takon formacioni­t të mundshëm". Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania