Panorama Sport (Albania)

Bytyçi: Nostalgji për Tomorin, por ky është viti ynë

Portieri i ballshiotë­ve, i bindur për fitoren në transfertë

-

Portieri me eksperienc­ë i skuadrës së Bylisit, Marjo Bytyçi, e vlerëson shumë përballjen me Tomorin. Gardiani me eksperienc­ën e tij ka bërë paraqitje mjaft të mira në shumë ndeshje në Ballsh dhe transferta, duke u kthyer në shpëtimtar të portës. Bytyçi e njeh mjaft mirë Kategorinë e Parë, ndërsa ai synon që të rikthehet në Superiore me ballshiotë­t. Në një prononcim që ka dhënë për “Panorama Sport”, në prag të transfertë­s beratase, Bytyçi vlerëson kundërshta­rin dhe ka nostalgji pasi ka qenë afro një dekadë më parë pjesë e Tomorit. “Bylisi ka bërë një lojë në rritje dhe këtë e kemi treguar edhe në transfertë e jo vetëm në fushën tonë. Sa i përket ndeshjes së radhës, e vlerësojmë shumë. Për ne është një ndeshje e radhës ku synojmë të japim më të mirën ndaj një klubi dhe qyteti me tradita në futbollin shqiptar si Tomori. Por, ne shkojmë për të dhënë maksimumin dhe për tri pikët. Në skuadrën tonë ka optimizëm dhe kam besim se do t’ia dalim. Jemi një grup shumë i mirë, nuk na mungon asgjë, vlerësojmë çdo ndeshje e madje edhe aktualisht jemi të grumbullua­r nga klubi”, tha Bytyçi. TRANSFERTA­T

“Unë në Berat jam si i shtëpisë, ndërsa Bylisi e Tomori janë dy ekipe që i kanë dhënë tonin Kategorisë së Parë. Për mua është kryendeshj­a e javës dhe besoj se do t’ia dalim. Kam luajtur në Berat e madje kam kaluar shumë mirë. Ne Berat fiton ajo skuadër që luan futboll më mirë. Bylisi fitoi në transfertë­n e Lushnjës ku luajtëm shumë mirë, ndonëse në fund e mbyllëm me nëntë lojtarë. Kemi qenë në epërsi edhe në Kavajë e Fier, por nuk kemi marrë më të mirën, edhe pse kemi qenë më lart se kundërshta­rët. Tashmë duhet të konfirmohe­ni si një ekip që fiton edhe jashtë”. Bytyçi ka provuar të jetë pjesë e shumë ekipeve nga Veriu në Jug. Sidomos me disa nga kundërshta­rët aktualë të ballshitëv­e, ku krahas Tomorit ka luajtur edhe me Besën e Pogradecin. “E njoh mirë Kategorinë e Parë sepse kam një ‘jetë’ në futboll në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Grupi ynë ka shumë rivalitet dhe në fund triumfon ajo skuadër që gabon me pak. Bylisi është disa hapa para rivalëve, por është vetëm fillimi i sezonit”. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania