Panorama Sport (Albania)

Lika: Vllaznia nuk bën më blofe

Trajneri: Lojtarët janë në formë, mungesat nuk më shqetësojn­ë, pasi kthehet Lika

- ADMIR URUÇI

ava e tetë e kampionati­t të Kategorisë së Parë sjell sfidën VllazniaVo­ra, e cila do të luhet sot në orën 14:00 në “Reshit Rusi”. Siç ndodh zakonisht, para ndeshjes, trajneri i ekipit shkodran, Hasan Lika, ka dalë para gazetarëve për të folur për ndeshjen e radhës. Në fjalët e tij është vërejtur optimizëm për kalimin me sukses të këtij takimi, por nuk ka qëndruar pa apeluar për lojtarët e tij, duke u kërkuar atyre që të mos kenë asnjë shenjë nënvlerësi­mi. Kuqeblutë do të kenë përballë Vorën që nuk ka marrë asnjë fitore deri tani në kampionat dhe renditet në vendin e fundit. “Pa dyshim që nuk ka asnjë shenjë nënvlerësi­mi ndaj kundërshta­rit sepse unë e kam thënë gjithmonë që secili takim duhet vlerësuar maksimalis­ht sepse ndryshe nuk kalohet me sukses. Edhe për takimin ndaj Vorës kemi sërish të njëjtin objektiv, fitoren. Ne edhe në ndeshjet jashtë Shkodrës kemi gjithmonë këtë objektiv dhe jo më në fushën tonë që është detyrim”, është shprehur fillimisht numri një i pankinës. GJENDJA

Tekniku në fjalën e tij ka folur edhe për gjendjen e ekipit. Ai ka vlerësuar punën që kanë bërë lojtarët gjatë kësaj periudhe. Kujtojmë që Vllaznia u ndal në barazim jav-

LIQENORËT ën e kaluar pas gjashtë fitoresh radhazi. “Mund të them se gjendja e ekipit është e mirë. Lojtarët po stërviten me seriozitet për këtë takim, ashtu siç kanë bërë edhe për takimet më përpara. Nuk ka vend për nënvlerësi­m, këtë e thashë edhe më lart dhe kërkoj që lojtarët ta shprehin edhe në fushën e lojës”, vijoi tekniku.

MUNGESAT Ndërkohë, në fund të fjalës së tij i pyetur në lidhje me mungesat në formacion, Lika deklaroi: “Kemi disa probleme me lojtarë të dëmtuar VERDHEBLUT­Ë

apo të pezulluar, por kjo nuk është justifikim. Secili që do të zbresë në fushën e lojës, e ka për detyrë të japë më të mirën e tij. Besoj se nuk do lëvizim shumë nga formacioni dhe skema. Në vend të Krymit do jetë Bilali, ndërsa kapiteni Lika besoj se ta nisë ndeshjen nga minuta e parë në pozicionin e tij”, deklaroi trajneri kuqeblu, Hasan Lika. Tekniku kërkon që të vlerësojë maksimalis­ht skuadrën që mbyll tabelën e klasifikim­it, ekipin e Vorës. Për këtë ai do të aktivizojë 11-shin më të mirë të mundshëm. Pavarësish­t se u prit që të kishte disa lëvizje në formacion, tekniku e ka deklaruar edhe vetë se vetëm një do të lëvizë nga formacioni, që do startojë takimin me Shënkollin. Kapiteni Gilman Lika do të jetë nga minuta e parë, ndërsa në vend të Krymit që mungon për arsye kartonësh do të spostohet Bilali.

VORAKËT

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania