Panorama Sport (Albania)

Apolonia gjen “fajtorët”

Nako: Lojtarëve të rinj u duhet pak kohë të çlirohen nga ky ngërç

- BUJAR RAMA

rupi B i Kategor isë së Parë mbetet ende i pakristali­zuar, teksa për çdo javë ka rokadë kryesuesis­h, “ashensor” në fillim e mes tabele, me përjashtim të Turbinës dhe Elbasanit, që qëndrojnë “stoike” në dy vendet e fundit të renditjes. Është grupi ku së paku në këto javë ka deklamuar konkurrenc­ë, rivalitet, garë të hapur dhe rezultate të papritura, tregues që mes skuadrave pjesëmarrë­se nuk ka shumë diferencë - e konfirmuar kjo gjë në statistika­t e 7 javëve të para. Një ndër çiftet kundërshta­re të këtij grupi kësaj të shtune është edhe Orikumi-Apolonia. NAKO

Në momentet kur një ekip prodhon lojë, por tejvuan për rezultate, skuadra ka nevojë për frymë besimi, e cila vjen sidomos prej futbollist­ëve të përvojës. Janë ata që, falë eksperienc­ës, dinë ta marrin “për dore” skuadrën, të ruajnë qetësinë dhe të udhëheqin të rinjtë për të përballuar trysninë presuese të ndeshjeve sidomos në transfertë, por edhe në moment disavantaz­hi. Dhe Apolonia ka jo pak lojtarë syresh, që e ngasin ekipin drejt suksesit, lojtarë të cilët janë gati të bëjnë mbi mundësitë e tyre që nga kjo javë ndaj Orikumit. I tillë është edhe qendërm- brojtësi Rudin Nako. “Lojtarët e rinj kanë më tepër nevojë për t’u përballur me emocionet, brenda dhe jashtë fushe, - thotë Nako, - sepse kështu çlirohen, ky është ‘sekreti’, qetësia, dhe paskëtaj vjen edhe produkti i lojës dhe vlerave reale që ata kanë. Kontraktim­i nuk të lë të shfaqesh, kam qenë dikur edhe unë lojtar i ri. Sot ne kemi të rinj të talentuar dhe kjo periudhë për ta unë besoj se është tranzit provizor dhe do kalojë shumë shpejt”. Pastaj, qendërmbro­jtësi Nako jep një opinion për ndeshjen kundër

Orikumit, ku spikat vlerësimi që i bën kundërshta­rit. “Luajmë një ndeshje transferte shumë të vështirë, sepse Orikumi ka krijuar grup, rezultat dhe ecuri, çka dëshmohet nga pikët dhe renditja që ata kanë. I kemi vlerësuar në maksimum dhe është një nga

kundërshta­rët që meriton më shumë respekt se kushdo. Ne, në presion? Aspak, nga asnjë faktor! Apolonia luan mirë, por ka pasur edhe fatin kundër. Gjithsesi, ne dimë të reagojmë, sepse jemi skuadër me karakter dhe do shkojmë për fitore”, tha Nako.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania