Panorama Sport (Albania)

Çelhaka, i bindur: Nuk e lëshojmë kreun

-

Siç është mësuar, verdhezinj­të nesër ndaj Lushnjës do të jenë të panalizuar dyfish. E para do të rëndojnë mungesat e kapitenit Meglid Mihani dhe goleadorit Albi Çekiçi, ndërsa do të mungojnë edhe tifozët. Përtej këtyre dënimeve, mesfushori me përvojë Alket Çelhaka mendon ndryshe. Kujtojmë se ai ka një përvojë të madhe në Superiore duke veshur fanellat e Besës, Tiranës dhe Laçit. Mesfushori kavajas beson se grupi i ka të gjitha mundësitë për ta mundur Lushnjën. “Është e vërtetë që askush nga stoli nuk mundet të zëvendësoj­ë kontributi­n dhe përvojën në fushë të Mihanit e Çekiçit, që së bashku me Mirakën dhe Diksoinin përbëjnë boshtin e lojës sonë. Ajo që më dhemb më shumë është mungesa e tifozëve tanë, një dënim që vërtet më ka habitur. Futbollin e luajmë për ata dhe nuk di se kush do ti brohorasë golat tanë nesër”, tha Çelhaka. Duke u kthyer tek objektivi i Besës në këtë ballafaqim, mesfushori është i bindur se Besa nuk do ta lëshojë më kreun e klasifikim­it duke fituar edhe ndaj Lushnjës. “Jemi të ndërgjegjs­hëm se me mungesat që kemi dhe pa praninë e tifozërisë, do të na duhet të japim më shumë se në ndeshjet e tjera. Pavarësish­t pikëve që ka, në gjirin e Lushnjës bëjnë pjesë lojtarë që kanë luajtur në Superiore. Detyra jonë mbetet vijimësia e fitoreve sidomos në Kavajë. Kemi mundur çdo kundërshta­r në Kavajë dhe optimizmi mbretëron në grup. Vijmë pas një fitoreje jashtë dhe kemi ngrohur dhe xhepat me premio (qesh). Tani nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të justifikoj­më këtë mbështetje të Bashkisë dhe presidenti­t duke ia shpërblyer me fitore”, tha Çelhaka. Feriz Ferizaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania