Panorama Sport (Albania)

Statistika­t

-

* Në 10 sfidat e fundit mes Interit e Xhenoas në Serinë A ka fituar gjithmonë formacioni vendës. Zikaltrit nuk mposhten nga kuqeblutë në 12 ndeshjet e fundit në "San Siro" në kampionat (9 fitore dhe 3 barazime në bilancin e pjesshëm).

* Interi kërkon sot fitoren e shtatë radhazi në kampionat: nuk fitonte prej gjashtë ndeshjesh radhazi brenda të njëjtit edicion nga janari i 2017-ës, kur arriti pikërisht kuotën shtatë. * Skuadra e Spaletit ka fituar tri ndeshjet e fundit brenda fushe në kampionat, me vetëm një gol të pësuar: herën e fundit që zikaltrit kishin regjistrua­r këtë seri suksesesh në shtëpi ka qenë në tetorin e 2017-ës.

* Mauro Ikardi ka shënuar golin e tij të parë në Serinë A pikërisht kundër Xhenoas, në derbin gjenovez të nëntorit 2012. Dopietën e parë (nga dy në total) në kampionat, Marselo Brozoviç e ka regjistrua­r kundër Xhenoas, në dhjetorin e 2016- ës. Danilo D'Ambrozio shënoi golin e fitores në përballjen e fundit mes Interit e Xhenoas në Serinë A. Ndërsa, Antonio Kandreva e ka tentuar 37 herë portën (në kampionat) kundër Xhenoas pa gjetur ende golin.

* Në sezonin 2010-'11 Andrea Ranokia zhvilloi 16 ndeshje në SerinëA me fanellën e Xhenoas; në edicionin 2013-'14 Sime Vrsaliko mbajti veshur për 22 herë fanellën kuqeblu.

* Në krahun tjetër, Goran Pandev zhvilloi 46 ndeshje me fanellën e Interit në Serinë A, duke realizuar 5 gola (maqedonasi u ka shënuar zikaltërve dy herë në tri sfidat e fundit në kampionat). Ndërsa, Lisandro Lopez luajti një ndeshje në Serinë A me fanellën e Interit kampionati­n e kaluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania