Panorama Sport (Albania)

Napoli me pesë yje, Metrens spektakola­r

Hysaj bind në të majtë kundër Empolit, Veseli në stol

-

Napoli është një makinë golash dhe dje e ka pasur radhën Empoli të provojë se sa të tmerrshëm janë djemtë e Ançelotit kur duan të të bëjnë keq. Me Hysajn titullar, të kaltrit shkatërrua­n 5-1 skuadrën e Veselit (ishte tërë kohën në stol) dhe i bënë të qartë Juventusit se nuk kanë ndërmend të dorëzohen lehtë. Serinë e golave e hapi Insinje në minutën e 9-të, i cili shfrytëzoi më së miri një shpërthim të Kulibalisë nga krahu i majtë dhe pasi e mori topin në afërsi të zonës, Insinje nisi festën e golave me një diagonale milimetrik­e, duke mposhtur portierin. Në minutën e 38-të ishte radha e Insinjes që depërton i vetëm në mesin e fushës dhe nga një distancë prej 25 metrash, gjuan sërish me një diagonale të hidhur nga e majta e portierit dhe e dërgon topin në rrjetë. Goli i Kaputos në minutën e 58-të ishte një "provokim" për Napolin, që më pas nis të jetë i pamëshirsh­ëm. Gjashtë minuta më pas ishte sërish Metrens që me një gjuajtje "rrufe" nga jashtë zonës, i jep topit një harkim të çuditshëm duke realizuar një gol spektakola­r. Kur Empoli mendoi se ndeshja ishte mbyllur dhe vuajtjet do të mbaronin me rezultatin 3-1 ishte Milik ai që pas një aksioni "tikitaka" në minutën e 90-të ndëshkoi sërish portierin kundërshta­r. Gjyqtari ishte gati t'i binte bilbilit në minutën e 93-të, por kishte ende disa sekonda lojë, mjaftueshë­m edhe për një tjetër gol fantastik të Mertensit, që dogji në shpejtësi mbrojtësit kundërshta­r dhe i çoi shifrat në 5- 1. Ndërkohë, pas ndeshjes, Hysaj është vlerësuar me notën 6 dhe sipas medias italiane ka bërë një paraqitje bindëse, ndonëse luajti në krahun e majtë. "Luajti i përqendrua­r dhe me këmbëngulj­en e duhur për të bërë mirë në të dyja fazat", shkruante dje "Corriere dello Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania