Panorama Sport (Albania)

Siti, tjetër çmenduri për Mesin

Guardiola e mohon: Nuk e kam telefonuar kurrë për t’i kërkuar që ta pranonte

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

ak kohë më parë, kur presidenti i Mançester Sitit tha se mendoi realisht të transferon­te Lionel Mesin, dikush qeshi me të madhe. Si mundet të largosh nga Barcelona (skuadra dhe qyteti) një lojtar të tillë si ai që shkoi si fëmijë dhe u bë një yll i futbollit botëror. Ja që shanset ekzistonin realisht dhe lajmin e bën të ditur gazeta katalanase “Mundo Deportivo”. Leo Mesi mund të largohej realisht nëse Katalonja do të shpallej e pavarur dhe Barcelona nuk do të lejohej të merrte pjesë në La Liga apo në Champions. Ai donte të bënte ende histori në futbollin elitar dhe Mançester Siti ishte gati ta “përqafonte”. Oferta e “qytetarëve” ishte e parefuzues­hme dhe joshëse. Në atë kohë klauzola për Mesin ishte 250 milionë euro, shifër shumë e vogël për një lojtar kaq të madh. Dhe Siti ishte gati ta paguante atë. Për Mesin kishin rezervuar një tjetër ofertë të çmendur: 250 milionë euro për 5 vite kontratë dhe babait të tij 50 milionë euro si menaxher i lojtarit. Përfshirë edhe taksat për transferim­in, do

të shkonte 750 milionë euro. Tani klauzola për ta larguar nga Barça nuk është më 200 milionë euro, por 700 milionë. Vështirë që një skuadër të gjejë guximin ta paguajë.

Guardiola- Për këtë çështje ka folur ditën e djeshme dhe trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i cili ka mohuar se

ka pasur kontakte me Leo Mesin për ta bindur që të transferoh­ej te Siti. “Nuk është e vërtetë. Nuk i kam kërkuar kurrë Mesit që të transferoh­et te Siti. Unë e di që ai është shumë i lumtur te Barcelona dhe nuk ka dëshirë të largohet. Lajmet e publikuara janë të pavërteta”, ka thënë trajneri katalanas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania