Panorama Sport (Albania)

Fenomeni Ronaldo sfidon Realin, Solari: Këtu s’ka të paprekshëm

Real-Vajadolid, “galaktikët” duan ringritjen në La Liga

-

Santiago Solari dhe Fenomeni Ronaldo. 15 vite më parë ndanin të njëjtën skuadër dhe luftonin për të mbrojtur ngjyrat e skuadrës së ashtuquajt­ur “galaktike” të Realit të Madridit. Sot janë rivalë. Njëri si trajner, ndërsa tjetri si pronar skuadre. Real Madrid- Vajadolid ( ora 16:15) rikthen edhe një herë tjetër në “Bernabeu” legjendën e futbollit brazilian, i dashur fort nga tifozët e Realit. Por, sot ai është “armik”, pasi vjen me statusin e pronarit të Real Vajadolidi­t. Pavarësish­t se zemra do të jetë e ndarë në dy pjesë, mendja e Ronaldos është për ekipin e tij. Dhe ekipi i tij sot janë rivalët e Madridit.

SINJALET- “Sigurisht që jam i lumtur pas fitores. Shënuam gola, punuam me shumë alegri gjatë këtyre ditëve. Këtë duhet të vazhdojmë ta bëjmë”. VINICIUS- “Është lojtari i ekipit tonë. Nuk mund të them nëse do të jetë titullar apo jo. Të gjithë futbollist­ët që nuk janë të dëmtuar mund të luajnë”.

TË PAPREKSHËM- “Ekipi B i këtij institucio­ni që quhet Real Madrid është Kastija. Këtu nuk ka të paprekshëm. Për dëmtime, për rendiment të ulët, për vendime teknike. Sigurisht që disa lojtarë luajnë më shumë sesa të tjerët sepse kanë kaluar shumë beteja dhe janë rritur. Por, ka edhe të rinj të talentuar”. VAJADOLIDI- “Është një ekip që ka punuar shumë. Janë shumë lart në aspektin e moralit dhe nuk kanë humbur. Për ne është një ndeshje shumë serioze. Duhet ta fitojmë”.

BEJL- “Është gati për të shpërthyer. Duam që të tregojë gjithmonë kualitetin e tij. Është fantastik dhe shpresojmë që ta tregojë gjatë gjithë ditëve”.

DORË E HEKURT- “Nuk e di si e quani ju gazetarët. Por, mua më pëlqen që ta menaxhoj me qetësi grupin dhe të jem i drejtë me lojtarët, duke u dhënë mundësinë të gjithëve”.

E ARDHMJA- “Nuk e parashikoj

dot. Nuk e di nëse mund të vazhdoj po i fitova tri ndeshjet e radhës. Më duket sfidë e bukur”. LOJA- “Më pëlqen gjithmonë që Reali i Madridit e ruan boshtin e ekipit me kalimin e viteve. Dhe kjo skuadër është e njëjtë me atë që ka fituar 3 Champions radhazi. Duhet të vazhdojmë kështu”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania