Panorama Sport (Albania)

Teuta leksion Tiranës, Goga thyen Kamzën

Goga nuk fal përballë një Kamze të përforcuar

-

a përfunduar me fi toren e pastër të vendësve sfida mes Teutës dhe Tiranës. Në fakt pritej më shumë rivalitet në prag të kësaj sfide, duke pasur parasysh ndeshjet e mëparshme mes tyre. Skuadrat finaliste të sezonit të kaluar shfaqën dëshirë maksimale për të bërë mirë, por organizimi dhe cilësitë e durrsakëve ishin superiore. Grinta dhe dëshira bien në sy që në sekondat e para. Të dyja ekipet vendosen mirë dhe sulmojnë me efikasitet. Teuta që në fillim tregon se ka diçka më shumë duke bërë që perioda e parë të mbyllet 29-27. E dyta fillimisht luhet me ritëm më të ulët dhe për pasoj shënohen pak pikë. Më pas është Teuta që fillon ta rrisë avantazhin e pikëve. Pas 6 minutash të këtij fraksioni avantazhi i vendësve shkon në +14 pikë (43-29). Deri në fundin e pjesës së parë, pavarësish­t përpjekjev­e maksimale të kryeqyteta­sve, asgjë nuk ndryshon, përveç thellimit të disavantaz­hit të tyre në pikë. Pritej kthesa pas pushimit, por ndonëse lojtarët e Tiranës kishin grintë dhe dëshirë, loja kontrolloh­et sërish nga Teuta. Falë kualitetev­e që ka, 2 minuta nga fundi i kësaj periode avantazhi i bregdetarë­ve rritet ne +20 pikë(75-55). E gjithë pjesa tjetër e lojës kontrolloh­et pa problem nga Teuta, që deri në fund tregon se qëndron më lart se kampionët e sezonit të kaluar.

Kamza – Goga. Goga Basket,ka arritur të mposhtë me vështirësi Kamzën e përforcuar me dy lojtarë të huaj si Edmond JB dhe Flojd, 7382. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur me diferenca të ngushta pikësh. Fatale për vendasit ka rezultuar perioda e tretë, teksa durrsakët e Gogas fillojnë të shkëputen. Për sa i përket skuadrës së Kamzës, lojtari amerikan Flojd arriti të shënonte gati gjysmën e pikëve (34 pikë), ndërsa te Goga ishte një lojë grupi ku të gjithë lojtarët arrijnë të shënojnë. Kështu, pasi kanë mbyllur ngushtësis­ht periodën e parë dhe të dytë

me tre dhe katër pikë diferencë ( 16- 19 dhe 19- 23), skuadrat shkojnë në pushim vetëm me 7 pikë diferencë 35-42. Fraksioni i dytë nis furishëm për Gogën, që kërkon ta sigurojë fitoren dhe arrin të fitojë në periodën e tretë me 11 pikë diferencë, duke shkuar në periodën e fundit me rezultatin 52-70. Më pas Goga lëshon disi terren dhe Kamza tregohet më e saktë në fraksionin e fundit, të cilin e fiton 21-12. Te Kamza debutoi i riu 15-vjeçar Xhersiko Hajdari, i cili realizoi 7 pikë. R.Gjini/A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania