Panorama Sport (Albania)

SHB.Tirana shkatërron Vllazninë dhe merr kryesimin

-

Shoqata e Basketboll­it Tirana vijon ecurinë e saj pozitive në këtë fillimkamp­ionati. Ekipi i kryeqyteta­s i drejtuar nga Mirza Alibegaj mposhti dje Vllazninë me rezultatin e thellë 83-54 duke u ngjitur në krye të tabelës së klasifikim­it. Vajzat bardheblu nuk kursyen as miket nga Shkodra dhe me triumfin e arritur e dërgojnë në 4 numrin e fitoreve radhazi dhe tashmë ndodhen në kuotën e 9 pikëve. Vllaznia u duk e pafuqishme dhe nuk mundi dot që t’i bënte ballë lojës së Tiranës. Për vendëset ra në sy loja e shkëlqyer e Xhanajt, që ishte e pandalshme me 30 pikë të realizuara, duke e tërhequr ekipin drejt suksesit. Ndeshja starton me të dyja skuadrat që luftojnë fort në minutat e para dhe krijohet ideja se do të kemi një sfidë me shumë rivalitet, por me kalimin e minutave

Tirana merr në kontroll lojën dhe nis ta dominojë atë, duke e mbyllur periodën e parë me rezultatin 19-11. Edhe perioda e dytë është më e mirë për vajzat bardheblu, të cilat fitojnë me shifrat 15-11 dhe e rrisin dhe më shumë avantazhin duke shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve me rezultatin 34- 22. Perioda e tretë starton me një ritëm shumë të lartë nga ekipi i

Mirza Alibegajt që pasqyrohet edhe në rezultat, pasi Tirana e fiton këtë fraksion loje me plot 20 pikë diferencë. Në periodën e fundit Vllaznia përpiqet të reagojë, ndërkohë që Tirana u jep më tepër hapësirë lojtareve të stolit, ky fraksion loje mbyllet 22- 19 në favor të shkodranev­e, ndërsa e gjithë sfida fitohet me rezultatin e thellë 83- 54 nga Shoqata e Basketboll­it Tirana. Ditën e sotme do të zhvillohet edhe kryendeshj­a ndërmjet kampioneve të Flamurtari­t dhe Shoqatës së Klubit Tirana, sfidë e cila mbyll javën e pestë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania