Panorama Sport (Albania)

Fiton Napoli, Alegri: Nuk e falim Kaljarin

Në hampions duhet durim, ne jemi mes kandidatëv­e të parë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Rreziku është shumë i qartë në mendjen e Masimilian­o Alegrit. Juventusi nuk duhet të shkëpusë spinën, sepse nëntë fitore dhe një barazim në 10 ndeshje janë një seri e lakmueshme, por skuadrat prapa nuk po e ndalin ritmin. Interi paguan pikët e humbura kundër Parmës e Torinos, Napoli humbi sfidën direkte: këtu qëndron e gjithë diferenca. Nuk është e lehtë t'i fitosh të gjitha ndeshjet, edhe sepse të gjithë e kanë ëndërr të marrin pikë kundër nesh. Këtë vit po krijojmë më shumë krahasuar me atë të kaluarin, por kemi ulur përqindjen e realizimev­e. Na mungojnë edhe golat nga goditjet standarde: kemi shënuar vetëm një me Kievon, nesër përmirësoj­më statistikë­n".

QORTIME - Në këtë rënie të efikasitet­it hyn edhe tema edhe goditjeve të dënimit: deri tani i ka marrë përsipër thuajse të gjitha Ronaldo, me rezultate aspak brilante. "Ndarja është e qartë, - pranon Alegri, - nga larg i godet Kristiano, kur faulli është më pranë i takon Dibalës ose Pjaniçit në varësi të krahut: Kristiano është një djalosh inteligjen­t dhe pranon pa probleme. Po fitojmë pak faulle pranë zonës kundërshta­re në pozicion qendror. Gjithashtu, pësojmë edhe shumë gola: 7 deri tani në perspektiv­ë do të thotë 28 deri në fund të fundit: me 28 gola rrezikon të hedhësh poshtë gjithë punën e sezonit. Sepse me 30 të pësuar titulli nuk fitohet".

FORMACIONI - "Nesër (sot) do mbeten jashtë Kielini e Bernardesk­i, rikthehen Khedira e Manxukiç, por do më duhet të mendoj si t'i luaj, duke konsiderua­r formën pas dëmtimeve. Nevojitet qetësi dhe ekuilibër, po pësojmë shumë sepse drejtohemi nga entuziazmi i tepërt: kjo vlen për Bernardesk­in, Ruganin e të gjithë të rinjtë". Mbrojtja do ndërtohet nga Shezni, Kanselo, Bonuçi, Benatia e me shumë mundësi De Shiljo. Në mes të sigurt

Pjaniç e Matuidi; Kristiano gjithashtu titullar drejt 1000 minutave radhazi në fushë. Balotazh mes Bentankuri­t e Kuadrados dhe mes Dibalës e Manxukiçit. Ndërsa Duglas Kosta "qëndroi jashtë dy muaj, por tani është në formë dhe gati të luajë".

CHAMPIONS - Në fund, Alegri pranon se ka mbetur i lumtur nga kompliment­et e Xhianluka Vialit (që, në intervistë­n për "Gazzetta dello Sport", ka zgjedhur Juventusin si skuadrën më të fortë të Champions-it), por saktëson: "Jam realist dhe objektiv,

nuk besoj te besëtytnit­ë. Sipas mendimit tim modest, Barcelona është favoritja numër një, ne jemi mes 4 kandidatëv­e më të fortë, megjithatë duhet durim. Ndërkaq, të përpiqemi të sigurojmë grupin të mërkurën me Mançester Junajtidin".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania