Panorama Sport (Albania)

Spektakël i Flamurtari­t, trondit Kukësin mes polemikave

Shënojnë Veliu dhe Alvesh, goli i kroatit Spehar s’mjafton

- SKERDILAID SULOZEQI

Zbardhet debati i Idrizit me shefin e Garave: Të mbrojta gjyqtarët nga dajaku

U ndërrua gjyqtari dy orë para ndeshjes, Cungu: Bravo vlonjatëve, luajtën edhe jashtë fushe...

Flamurtari e bën festë, trondit Kukësin në fushën asnjanëse të Kamzës dhe i afrohet vendit të tretë. Skuadra e Ilir Dajës ka marrë tri pikë të arta në transfertë, duke regjistrua­r fitoren e parë jashtë fushe me një ekip si Kukësi në këto gjashtë vite përballje në Kategorinë Superiore. Verilindor­ët kanë qenë një “mace e zezë” për kuqezinjtë, pasi këta të fundit historikis­ht janë thyer në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Mirëpo, dje fusha e Kamzës nuk i solli fat Kukësit, edhe pse kishte mbështetje­n e mbi 2 mijë tifozëve, si kurrë më parë këtë sezon. Franc Veliu dhe Danilo Alvesh shokuan ekipin e Armando Cungut në pjesën e parë. Kukësi reagoi mirë në të dytën, por goli i kroatit Dino Spehar nuk mjaftoi, edhe pse rastet e tjera për shënim nuk munguan. Pas 11 javëve kampionat, Flamurtari i afrohet me një pikë Kukësit të vendit të tretë, duke ndezur edhe më shumë garën për Europën. PJESA E PARË

Kukësi e nis me skemën e zakonshme tashmë 4- 4- 1- 1, ku në sulm Rexhinaldo mbështetej nga francezi Shafik, ndërsa nga krahët vepronin Ethemi dhe Melo. Flamurtari kishte vendosur të ndryshonte variantin taktik, me Ilir Dajën që rreshtoi ekipin me 4-23-1. Gjithsesi, katërshja Ribaj, Torasa, Alvesh dhe Bushiç ishte pa dyshim e tëra ofensive, ndërsa para mbrojtjes barra ishte e Useinit dhe Mustafës. Që në start duket vendosja më e mirë në fushë e miqve, të cilët shfrytëzoj­në shpejtësin­ë e Torasës dhe bllokojnë krahët e Kukësit. Melo dhe Ethemi e kanë shumë të vështirë të shfaqen të rrezikshëm në portën e Koliçit. Flamurtari i afrohet golit me Bushiç, ndërsa reagimi i Kukësit është i dobët. Gjithsesi, loja ekuilibroh­et ndjeshëm dhe për të zhbllokuar rezultatin mendon Veliu. Flamurtari gjunjëzon Kukësin nga një goditje standarde, ku tentativat radhazi të Pollozhani­t dhe Veliut shpërblehe­n me golin e këtij të fundit. Më pas është Torasa që për pak dyfishon pas një gafe të Frashërit. Kukësi insiston për barazimin dhe Shameti bën fantazisti­n, duke nxjerrë të lirë Rexhinaldo­n brenda zonës, por mozambikas­i gabon fatalisht. Ky moment vjen si një ndëshkim i dyfishtë, pasi aksioni vijon në krahun tjetër, ku vlonjatët me një kundërsulm “vrasës” dyfishojnë shifrat me Alvesh dhe shkojnë në dhomat e zhveshjes me fitoren e pastër, 0-2.

PJESA E DYTË

Cungu largon menjëherë mesfushorë­t Limaj dhe Ethemi për të hedhur në fushë Kalanë dhe Spehar. Është ky i fundit që rihap takimin, duke kapur në befasi mbrojtjen dhe portierin e Flamurtari­t, Koliçi. Me 1-2 Kukësi merr zemër dhe për minuta të tëra kërkon të mbyllë në portë kuqezinjtë. Mirëpo, veriorët nuk e kanë qetësinë e duhur dhe madje rrezikojnë të ndëshkohen sërish nga kundërsulm­et e Flamurtari­t. Bushiç shpërdoron një rast të pabesueshë­m për ta çuar takimin në 1-3. Në sulm del edhe kapiteni Shameti, që në limitin e takimit krijon iluzionin e barazimit pas goditjes me kokë. Edhe minutat shtesë nuk sjellin ndryshime dhe gjithçka mbyllet me fitoren 1-2 të vlonjatëve.

 ??  ?? Kukësi-Flamurtari 1-2 Veliu feston golin e parë Foto: F. Hazizllari
Kukësi-Flamurtari 1-2 Veliu feston golin e parë Foto: F. Hazizllari
 ??  ?? Lojtarët e Flamurtari­t duke festuar golin e parë Fotot: F. Hazizllari
Lojtarët e Flamurtari­t duke festuar golin e parë Fotot: F. Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania