Panorama Sport (Albania)

Aliji te Dinamo Bukuresht, “e bekon” Demollari

Llullaku e prezanton si të veçantë, Demollari: Ja çfarë i duhet për të pasur sukses

- OLSI TUJANI

aser Aliji është pre zantuar dje në skuadrën legjendë të Rumanisë. Mbrojtësi i Kombëtares ka nënshkruar si futbollist i lirë me ekipin e Dinamos së Bukureshti­t. Akordi është arritur prej ditësh dhe vetëm dje mbrojtësi i majtë ka kryer testet mjekësore dhe më pas ka nënshkruar kontratën ku edhe është prezantuar. Për këmbëmajti­n e përfaqësue­ses kuqezi, transferim­i në këtë klub të madh nuk e gjen në momentin më të mirë, teksa ekipi sapo është eliminuar nga Kupa dhe gjendet në pozita shumë të ulëta në klasifikim, ku diskutohet edhe mbijetesa. Mirëpo, lojtari është prezantuar nga klubi dhe nga mediat rumune, si një futbollist me shumë eksperienc­ë dhe me disa pjesëmarrj­e në Kombëtare, i cili është premutes për të dhënë shumë në këtë ekip.

FANELLA

Dje, Dinamo Bukuresht ka larguar nga skuadra tre futbollist­ë pas eliminimit në Kupë, duke lënë vakant edhe fanellën me numrin shtatë. Për

shqiptarin, i cili është afruar me insistimin e trajnerit të ri, Mirçea Redniç, është rezervuar fanella me numrin shtatë, që në të shkuarën është mbajtur nga një legjendë rumune si Mirçea Luçesku. KONTRATA “Panorama Sport” ka mësuar

se bëhet fjalë për një kontratë njëvjeçare, e cila do ta mbajë Alijin të lidhur me skuadrën rumune deri në dhjetor 2019. Mbrojtësi i Kombëtares ka qenë pa skuadër, pasi në sezonin e shkuar mbaroi kontratën me Entelën që ra në Serinë C italiane. Në

verë, ai nuk gjeti skuadër duke qenë se kaloi situatë të vështirë familjare kur humbi babanë, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. LLULLAKU

Azdren Llullaku gjendet prej disa sezonesh në Rumani dhe është personi që e ka komunikuar

edhe para këtij transferim­i me bashkëkomb­ësin shqiptar. “Aliji është një futbollist me shumë cilësi. Do të bëjë mirë në këtë ekip, pasi nuk ka në rolin e tij për momentin. Për të gjithashtu është një mundësi e artë, pasi Dinamo është skuadër me shumë traditë”, ka deklaruar Azdren Llullaku për “Panorama Sport”.

LEGJENDA DEMOLLARI Dinamo e Bukureshti­t ka mirëpritur disa shqiptarë në ekip, mes tyre edhe legjendën Sulejman Demollari. Për “Panorama Sport”, ish-futbollist­i dhe trajneri i shquar i Kombëtares shpjegon: “Momentalis­ht nuk di shumë rreth situatës që po kalon ekipi, por në ADN-në e tij ka pretendime të larta, tituj dhe arritje në kampionat dhe Kupat e Europës. Për mbrojtësin mendoj se do të jetë një shans ideal që të tregojë vlerat që ka dhe, pse jo, ta shfrytëzoj­ë një politikë të klubit që ka për t’i katapultua­r futbollist­ët cilësorë në kampionate të rëndësishë­m. Ai duhet të shkojë me mendimin se është profesioni­st dhe të kërkojë nga vetja të bëjë një sezon shumë të mirë. Kujdes? Duhet të ketë kujdes nga rumunët, pasi janë popull euforik dhe entuziazmo­hen shpejt. Për këtë duhet që të jetë me këmbë në tokë dhe i fokusuar te karriera e tij që të jetë sa më pozitive”, ka treguar Demollari ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania