Panorama Sport (Albania)

Vllaznia do arratinë, Tomori-Bylisi “ndez” Beratin

Kapiteni Çaço: Ballshiotë­t të mos i mendojnë pikët

- ERIS SYLYKU

Tomori do të përbal let ditën e sotme me Bylisin në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Kategorisë së Parë. Kjo ndeshje pritet të jetë tepër e ndezur sa i përket rivaliteti­t midis dy skuadrave, të cilat në vitet e fundit janë treguar të serta me njëra-tjetrën. ÇAÇO

Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, kapiteni i skuadrës Ervis Çaço ka folur mbi këtë takim mjaft interesant, duke thënë se Tomori nuk i harron lehtë padrejtësi­të që i janë bërë. “Ndeshja e sotme pritet të ketë një rivalitet të lartë. Jemi të motivuar për të marrë fitoren dhe gjithçka mendoj se do të vendoset në drejtësi absolute. Tomori nuk i harron shqelmat në Ballsh vitin e kaluar si e si për të marrë fitoren me dhunë. Megjithatë, midis nesh ndry- shojnë shumë gjëra. Tomori di të luajë pastër dhe me dinjitet ndaj çdo kundërshta­ri dhe asnjëherë nuk provokon. Megjithatë, ne sot jemi për të promovuar një futboll të bukur dhe të kënaqim në fund sportdashë­sit tanë me 3-pikëshin. Bylisi ta harrojë barazimin këtu dhe jo më të mendojë për më shumë. Skuadra është e karikuar në maksimum dhe besoj se do ta gjejmë shumë shpejt rrugën e rrjetës”, tha fillimisht Çaço në prononcimi­n e tij. Sakaq, i pyetur për ecurinë e deritanish­me dhe hapat fals në javët e para,

kapiteni i Tomorit u shpreh: “Ishte një krizë që mund ta kalojë çdo kundërshta­r. Tanimë jemi rikthyer më të fortë dhe çdokush nuk do ta ketë të lehtë. Këtë gjë e kemi treguar shumë qartë në dy ndeshjet e fundit dhe do të vazhdojmë me ritmin aktual”, përfundoi

prononcimi­n e tij për gazetën Ervis Çaço. Në sfidën e sotme pritet një dyndje e madhe tifozësh në mbështetje të skuadrës, në një takim shumë të rëndësishë­m siç është ai ndaj Bylisit. Tifozët beratas shpresojnë shumë se skuadra do arrijë që të rivalizojë fort

deri në fund të kampionati­t për të zënë vendin e parë që i dërgon në elitë. Ndërkaq, gjatë të gjithë javës, trajneri Bledar Devolli ka punuar maksimalis­ht me lojtarët duke u dhënë udhëzime për sfidën e sotme. Tekniku gjirokastr­it e njeh ekipin e Bylisit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania