Panorama Sport (Albania)

Shehi bën rrotacion: S’e lëshojmë kreun

Të gjithë e dimë objektivin madhor të klubit, artizanin e harruam për një ditë

- LLAZI SARO

Skënderbeu është gati për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Kastriotit të vendit të fundit në renditje. Por, pavarësish­t kësaj, trajneri Orges Shehi kërkon përqendrim nga ekipi i tij dhe respekt maksimal për kundërshta­rin. Në konferencë­n për shtyp para mediave ditën e djeshme, Shehi bëri me dije se pret që ekipi i tij të japë maksimumin, pavarësish­t se mund të ketë rrotacion të limituar në këtë takim. Ndeshja do të luhet sot në orën 17:00.

Kastrioti, kundërshta­ri i radhës për ju. Një ndeshje ku nuk duhet diskutuar fitorja apo jo?

Mbetet një ndeshje e rëndësishm­e, pavarësish­t se cili është ekipi që kemi përballë dhe pozicioni që ky ekip ka në renditje. Mbetet një ndeshje që do vlerësim maksimal nëse nuk duam që t'ia vështirëso­jmë jetën vetes sonë në këtë ndeshje.

Euforia pas fitores me Partizanin është harruar tashmë?

Sigurisht që është harruar, madje që një ditë pas asaj fitoreje kemi kërkuar nga ekipi që të jetë i përqendrua­r për ndeshjen e radhës dhe të hedhë pas shpine atë fitore në Tiranë. Kemi mbyllur gjithçka për atë takim, pas një analize që kemi bërë dhe menjëherë pas saj kemi filluar të mendojmë për Kastriotin.

Skënderbeu dikton tashmë kampionati­n në krye të klasifikim­it. Mund të flasim për objektiv të kënaqshëm?

Sigurisht që dalja në krye të kampionati­t na kënaq tej mase dhe na bën qetë. Jemi më të vendosur për të bërë mirë. Është një shpërblim për frytet e punës dhe për gjithçka që kemi bërë deri më tani. Kështu që jemi më të karikuar për të vijuar përpara me të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin përkushtim.

Sa e vështirë do të jetë ta mbani kreun tani që jeni aty?

Të mbash majën e klasifikim­it asnjëherë nuk është e lehtë, por do impenjim maksimal. Unë jam i bindur se me lojtarët që kemi në dispozicio­n besoj se mund t'ia dalim. S'e lëshojmë kreun.

Keni një përgjigje për skeptikët që nuk e shihnin Skënderbeu­n si favorit?

Unë e di që mendimet asnjëherë nuk janë të njëjta. Për këtë nuk dua që të hyj në debate apo të komentoj fjalët e të tjerëve. Aq më tepër në këtë pikë të sezonit kur kampionati është ende shumë i gjatë.

Skënderbeu mbetet ende me objektivin e ndeshjes së radhës apo është koha që të flasim për titull?

Skënderbeu është një ekip që e ka të përcaktuar objektivin e vet madhor, kështu që nuk më duket e udhës që të vijojmë me të tilla biseda. Unë personalis­ht

kërkoj nga ekipi që të kemi përqendrim maksimal dhe të vijojmë të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Kemi shumë lojtarë të rinj në ekip dhe janë larguar shumë titullarë, kështu që ekipi do ta ndjekë objektivin madhor hap pas hapi.

Sa ju ndihmon fakti që një pjesë e mirë e lojtarëve janë rritur në këtë ambient?

Është një plus i madh për ne, pasi e dinë se kush është mentalitet­i i këtij ekipi. E dinë ambientin në këtë klub.

Sa do të ndryshojë Skënderbeu në këtë takim?

Do të ketë ndryshime dhe kjo është normale, pasi ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. Kundërshta­ri ndryshon nga kundërshta­ri tjetër. Për këtë do të vendosim se kë do të hedhim në fushe. Unë jam i lumtur që lojtarët po japin maksimumin dhe që ndërrimet në fushë po funksionoj­në mjaft mirë. Kjo është thelbësore për ne.

Pse nuk flisni asnjëherë për titull?

E përsëris sepse për ne vlen ndeshja e radhës dhe vetëm kaq. Janë shumë javë deri në fund të sezonit dhe rruga është mjaft e ngjeshur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania