Panorama Sport (Albania)

FSHF gafa me arbitrat, sot luhet pa... tifozë

Precedent i rrezikshëm për vazhdimësi­në, ulet autoriteti i sektorit të gjykimit

-

Institucio­ni i futbollit shqiptar vendosi në fillimin e këtij sezoni të publikonte në faqen e saj zyrtare në internet emrat e arbitrave kryesorë dhe anësorë që një ditë para ndeshjeve të Kategorisë Superiore. Kjo shtensiono­nte disi situatën, edhe pse dihet tashmë që klubet e interesuar­a fort për këtë pjesë, e merrnin vesh se cilin do të kishin arbitër, duke shfrytëzua­r të gjitha lidhjet e tyre në FSHF. Të enjten në mbrëmje, me t’u publikuar në faqen zyrtare treshja e arbitrave të Kukësi- Flamurtari, klubi vlonjat reagoi ashpër duke e cilësuar skandaloz caktimin e arbitrit nga Fushë-Kruja, Blerim Ziri, me argumentin se ai është i afërm i drejtorit të Kukësit, Ramadan Ndreu. Në ditën e ndeshjes ( dje) ndodhi e papritura. Shefi i caktimit të arbitrave, Sokol Jareci, njoftoi Zirin se për shkak të tensionit të krijuar nuk do të ishte ai kryesor, por Olsi Sokoli i kolegjiumi­t të Tiranës. Pra, vetëm asistentët nuk ndryshuan. Por, çfarë ndodhi pas këtij precedenti? Së pari, FSHF iu përul klubeve, në një kohë që fare mirë mund të kishte paralajmër­uar gjyqtarin e caktuar se për shkak të këtij tensioni, të mundohej ta mbante sa më korrekt takimin, duke shuar kështu edhe paragjykim­et e vlonjatëve. Ky precedent është shumë i rrezikshëm, sepse në vazhdimësi çfarë mund të ndodhë nëse ngrenë zërin edhe klube të tjera, duke kundërshtu­ar arbitrat që u caktohen. Ajo që ndodhi uli totalisht autoriteti­n jo vetëm të arbitrit që u zëvendësua, por mbi të gjitha të sektorit që merret me “bluzat e zeza”. Gjyqtarët do të vazhdojnë të paragjykoh­en, por ama FSHF nuk mund të bëjë lojëra, duke iu ardhur klubeve pas avazit dhe krijuar precedentë të tillë, që mund ta rrezikojnë jo pak garën. Dje në ndeshjen e luajtur në Kamzë mungoi kartoni i kuq, por gjithsesi ky ndëshkim meriton t’i jepet sektorit të gjykimit, që në vend të rrisë besueshmër­inë, bëhet qesharak në ditët e ndeshjeve, duke u kthyer pas në kohë, kur ndërhyrjet e të “mëdhenjve” bënin lëmsh listat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania