Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu i “Gjergjit”, Muzaka një hero në Korçë

Tension dhe një stadium i boshatisur, Shehi: Kursyem... energji

- LLAZI SARO

Gjergji vendos... Skënderbeu- Kas triotin. Rastësia bën që 90-minutëshi i luajtur dje në Korçë të ketë për protagonis­t pikërisht Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu­n. Edhe pse ai ishte nga Kruja, në fund fitoi Skënderbeu dhe me një gol të Muzakës. Bardhekuqt­ë vuajtën jo pak përballë ekipit të fundit në tabelë, por për të ruajtur kreun e renditjes u shfaqën më shumë se cinikë. Rrjeta e minutës së 29të është ruajtur me fanatizëm prej të besuarve të Orges Shehit, edhe pse duhet thënë që krutanët me shumë raste iu afruan ndjeshëm barazimit.

PJESA E PARË - Skënderbeu e nis vrullshëm. Vendësit hidhen direkt në sulm dhe në të 5-ën është Bregu që nis Abazin, por krosi i harkuar në zonë largohet nga mbrojtja mike në goditje këndi. Dy minuta më vonë është Gripshi që provon me të majtën në 22 metra distancë, por topi përfundon mbi kuadrat. Korçarët insistojnë dhe këtë herë me inkursione nga krahët, por pa krijuar vështirësi në portën e mbrojtur nga Klajdi Kuka. Atë që nuk e bën Skënderbeu, e provon Kastrioti. Ishte e 14-ta minutë dhe Atsina përfiton më së miri nga gabim i Ditës në mesfushë, por gjuajtja e menjëhersh­me e sulmuesit nuk ka shënjestrë­n e duhur. Korçarët reagojnë dhe është Krasniqi që provon me kokë në të 19-ën, por Kuka kontrollon i qetë. Kur po afrohej e 29-ta minutë, vjen edhe avantazhi përmes një aksioni model. Bregu nxjerr të lirë Abazin brenda zonës dhe pasimi i tij gjen Muzakën, i cili zhytet me kokë dhe nuk fal. Goli i pësuar "zgjon" miqtë. Fillimisht me Markun që gjuan nga jashtë zone, më pas Domgjoni me kokë dhe në fund është Ymeri me anë të një "predhë", por në të tria rastet topi përfundon vetëm ngjitur me shtyllën.

PJESA E DYTË - Loja rinis më e qetë dhe pa rrezikshmë­ri në të dyja kampet. Duhet të vinte minuta e 60-të që të shihnim rastin e parë për këtë fraksion. Muzaka niset në një kundërsulm dhe pason te Bregu, por gjuajtja e vlonjatit është shumë e lehtë për Kukën. Kur siglon e 64- ta minutë, Orges Shehi nis që të shohë nga stoli. Largon Gripshin për Filin fillimisht, ndërsa më vonë nxjerr Guedj dhe Krasniqin, për t'i dhënë minuta Demtes dhe Oto Xhonit. Dhe duhet thënë që vendësit bëhen më të rrezikshëm në sulm, çka

u kushton më shumë hapësira në prapavijë. Në të 80-ën është Okebugu që mundohet të befasojë Teqjen dhe për pak sa nuk ia del me atë goditje dënimi, por për fatin e portierit, topi prek vetëm te rrjeta e jashtme. Skënderbeu mundohet të mbyllë ndeshjen dhe në pesë minutat e fundit krijon plot tri raste

për shënim. Fillimisht është Oto Xhon në të 85-ën, del me shpejtësi në sulm, por mendon Kuka që t'i mohojë golin. Gardiani është i pakalueshë­m edhe dy minuta më pas, duke "bllokuar" rastin ideal të Bregut në të 87-ën. Kur nis shtesa, shtohet edhe paniku. Kastrioti me dy aksione radhazi të

Domgjonit dhe vetë Kukës, që shkoi në ndihmë të sulmit, për pak sa nuk barazoi. Por, para se të vinte vërshëllim­a e kryesorit Bajrmajt, Bregu mund të shfrytëzon­te portën e lënë bosh të krutanëve për golin e dytë, por gjuajtja e tij nga distanca shkoi vetëm ngjitur me shtyllën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania