Panorama Sport (Albania)

Inter hyjnor me Xhenoan, Spaletin e shpallin “shenjt”

Galjardini-Politano sigurojnë 3 pikët, në fund shënojnë edhe Zh.Mario e Naingolan

- Përgatiti: LEDIO NASE

Fitorja e shtatë radhazi, një përgjigje për Napolit, një “mesazh” për Juventusin kryesues. Interi regjistron suksesin e radhës (9 në 10 sfidat e fundit mes kampionati­t dhe Champions-it), këtë herë me shumë thjeshtësi. Me një skuadër të revolucion­uar, përpara së martës, kur do kërkohet “hakmarrja” ndaj Barcelonës, zikaltrit “thyejnë” Xhenoan me një rezultat të thellë 5-0. Juriç, pasi humbi 10 të mërkurën në “San Siro” kundër Milanit në shtesë (91’), këtë herë duron shumë pak. Vendimtarë dy golat e parë të shpejtë interistë (14’ dhe 16’) në pjesën e parë: shënuan Galjardini e Politano. Në shtesë, trisi i mesfushori­t italian dhe Zhoao Mario e Naingolan përmbushin “manita”-n.

NDRYSHIME — Interi, përballë më shumë se 67 mijë spektatorë­ve, luan bukur, por edhe sepse Xhenoa bën shumë pak dhe nuk jep kurrë përshtypje­n se mund t’i krijojë rreziqe Handanoviç­it. Spaleti lë në stol Ikardin, Vesinon e Azamoahn, i jep sërish besim Zhoao Marios dhe rikthen Galjardini­n, Dalbertin e Lautaron nga 1’. Juriç, që nuk gjen fitoren tashmë prej 5 ndeshjesh, në krahun tjetër, e nis pa bomberin Piontek dhe në sulm i beson dyshes Pandev-Kuame. Zgjedhjet i japin të drejtë trajnerit zikaltër, që siguron shumë shpejt fitoren.

VENDIMTARË — Rasti i parë interist regjistroh­et që në 2’: krosim i Politanos, Lautaro dy hapa larg portës godet keq (me kofshë). Kuqeblutë “zgjohen” në të 11- ën me Lazoviç, që driblon në zonë D’Ambrozion dhe tenton kuadratin, por nuk e gjen. Ndeshja zhbllokohe­t në të 14ën: Biraski i ndërlikon punën vetes pas aksionit të Lautaros, mesfusha zikaltër rikuperon topin dhe niset drejt zonës së Xhenoas. Devijimi pas goditjes së argjentina­sit favorizon Zhoao Marion, portugezi thuajse gabimisht shërben Galjardini­n, i cili nuk gabon. Pozicioni i mesfushori­t është i dyshimtë, por edhe VAR- i pas disa minutash miraton avantazhin. Nuk del as koha për të festuar sepse pas një pasimi “magjik” të Handanoviç­it, Interi dyfishon rezultatin: sërish Zhoao Mario në versionin asistmen, këtë herë Politano tregohet i zoti duke i rrëmbyer kohën Lazoviçit. Pas driblimit, i vetëm përballë portës, mposht portierin Radu.

MBYLLEN LLOGARITË — Në pjesën e dytë nuk ndryshon thuajse asgjë. Sepse pas 5’ vjen goli i tretë, sërish me Galjardini­n, i cili firmos dopietën e parë në Serinë A (në ndeshjen numër 69). Te

Xhenoa vjen edhe momenti për kryegolash­ënuesin Piontek, Pandev rikthehet në stol mes një shiu duartrokit­jesh: “San Siro” nuk ka harruar një nga heronjtë e tripletës. Polaku shfaqet menjëherë i rrezikshëm me një goditje me kokë, e pritur nga Handanoviç,

por në “morsën” De Vraj- Shkrinjar nuk gjen shumë hapësira. Në minutat shtesë vijnë edhe pokeri i Zhoao Marios dhe “manita” e Naingolani­t (goli i parë për belgun në “Meazza”). Interi tani fluturon dhe, me qetësi, mund të mendojë për Barcelonën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania