Panorama Sport (Albania)

Reali nuk fal, fitore “thriller” e Barcelonës

Madrilenët ngrenë kokën në kampionat, Vinicius futet dhe ndryshon fatin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Rrezikoi një humbje të turpshme, por mori një fitore spektakola­re dhe të çmendur. Kjo është Barcelona. Në Vajehas përfundon 2-3 për katalanasi­t, të cilët bëjnë një përmbysje piroteknik­e me Dembelenë dhe Suarezin, i cili konfirmohe­t lideri i skuadrës së Valverdes. Një fitore e papritur për mënyrën sesi shkoi ndeshja, ku katalanasi­t kaluan të parët në avantazh me uruguaiani­n, pastaj u përmbysën (golat e Pocos në pjesën e parë dhe Garsia në të dytën). Rajo Vajekano mund të kishte merituar edhe fitoren sepse luajti si e barabartë me Barcelonën, por janë individët ata që vulosin suksese të tilla. Dhe kur ke në stol lojtarë si Dembele, për të cilët ke paguar miliona, sigurisht që është e mundur. Por, mbrojtja e Barcelonës nuk është e pathyeshme dhe kjo gjë mund t’i japë shpresë Interit. Valverde i beson formacioni­t, me të cilin fitoi “El Clasico”-n. Dhe e nis ndeshjen mirë dhe Suarez e kalon në avantazh, pasi shndërron në gol një pasim të Albës. Por, pas këtij momenti ekipi i Valverdes u lëshon terren vendësve, të cilët shënojnë një supergol me Pocon. Pjesa e parë përfundon 11, ndërsa në të dytën Rajo Vajekano merr guxim dhe ndëshkon Barcelonën me kundërsulm­e. Për të konfirmuar fatin negativ të mbrëmjes është shtylla e Suarezit. Por, ajo nuk e tremb Rajon, që vazhdon të sulmojë dhe gjen golin e avantazhit me Garsian. Por, Valverde fut në fushë Dembelen, Vidalin dhe Munirin, duke u hedhur në sulm. Është pikërisht francezi që barazon përkohësis­ht shifrat dhe “El Pistolero” që e përmbys rezultatin, duke heshtur stadiumin. Por u ngrin buzëqeshje­n edhe atyre që prisnin hapin fals të Barcelonës. Vinicius ringjall Realin Reali ngre kokën dhe bën hapa të ngadaltë. Pas debutimit të mirë të Solarit në Kupën e Mbretit, vjen edhe suksesi i dytë radhazi që i lejon “galaktikët” të ndërpresin ecurinë negative prej 5 ndeshjesh. Por, rikthimi është sërish i brishtë dhe vjen kundër Vajadolidi­t, i cili thyhet vetëm në fund. Një gol i Viniciusit dhe një penallti e Ramosit vendosin ndeshjen, pas një pjese të parë të balancuar nga të dyja skuadrat. Zhgënjen Bejl, i cili nuk shënon prej 7 ndeshjesh dhe bën polemika me trajnerin, pasi e zëvendësoi në mesin e pjesës së dytë. Ky sukses nuk mjafton për të larguar zhgënjimin e humbjes në “El Clasico”, por lejon Realin që të marrë pak frymë. Solari i beson Naços në qendër me Ramosin dhe dyshes OdriozolaR­eguilon nga krahët, për shkak të mungesave të shumta. Në

sulm rikthehet Asension me Iskon dhe Viniciusin në stol. Por, problemi kryesor i këtij Reali është interpreti­mi i modulit, skuadra duket e brishtë sa i shfaqet një problem. Tifozët nuk falin dhe fërshëllej­në ekipin (Ramosin më shumë) në çdo aksion. Vajadolidi është

solid dhe i vendosur mirë, megjithëse pëson raste me Benzemanë dhe Bejlin. Fenomeni Ronaldo sheh nga tribuna skuadrën e tij. Reali provon të reagojë në fillimin e pjesës së dytë, duke krijuar 3 raste, diçka e tillë u jep shpresë edhe tifozëve. Futja e Viniciusit ndryshon

Realin, i cili sjell më shumë shpejtësi në sulm. Goditja e tij devijohet nga Olivas dhe përfundon në rrjetë. Një gol që rikthen qetësinë. Serxho Ramos shndërron në gol një penallti në fund dhe shkrin akullin me tifozët, që në fund e duartrokas­in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania