Panorama Sport (Albania)

“Komandant” TelushiTel­ushi nderonnder­on Partizanin,Partizanin, Gega zbulon:zbulon: I I thashëthas­hë tëtë ndëshkohej­ndëshkohej me kartonkart­on

Shfryn Shfryn Klodian Klodian Duro: Duro: Dominoi Dominoi Kamza, Kamza, luajtëm luajtëm ndaj ndaj 14 14 lojtarëve lojtarëve

-

Bruno Telushi me golin e djeshëm i dha tri pikë "të arta" Partizanit dhe është golashënue­si më i mirë i të kuqve. Ja intervista që dha vlonjati pas ndeshjes për emisionin "Gol pas Goli".

Në një skuadër ku luajnë disa sulmues, e kishit menduar që do ishit ju golashënue­si më i mirë?

Nuk e mendoja. Të gjithë sulmuesit bëjnë lojën që duhet të bëjnë, krijojnë rastin. Ndonjëherë nuk do dhe fati. Edhe goli i sotëm ishte meritë e profesorit që më shtyu të shkoja në zonë. Çfarë i thatë njëri-tjetrit pas ndeshjes me Skënderbeu­n?

Të humbësh në futboll është diçka normale, por ndeshjen me Skënderbeu­n ne dhamë maksimumin. Patëm më shumë raste se Skënderbeu, ndërsa ata u treguan më të saktë. Ne pas ndeshjes kemi folur me shokët e skuadrës dhe i dhamë kurajë njëri-tjetrit. Thamë se gjërat nuk mbarojnë këtu dhe duhet të vazhdojmë përpara.

Ju desh të vraponit shumë dhe ishit paksa jo në formën e duhur fizike. Nuk arritët të merrnit karton të verdhë. A ju është kërkuar të merrni karton të verdhë nga trajneri?

Jo, nuk më është kërkuar të marr karton të verdhë, thjesht bëra lojën time. Kartoni i verdhë kur do vijë, do merret. Me thënë të drejtën, u ruajta të mos merrja karton të verdhë. Sot (dje) ishte e rrugës që të merrja karton të verdhë, por nuk mund ta merrja.

Partizani "polemizont­e" më përpara për arbitrat, por trajner Duro tha: Luajtëm kundër 14 vetave. A jeni dakord me këtë?

Me gjithë respektin që kam për profesor Klodin, nuk e di ku i pa 14 lojtarët tanë. Vetëm një faull për Roloviç mund të jepej, po prapë ishte 40 metra larg portës. Edhe një rast i Malës që mund të jepej penallti si rasti i Plakut në Kamzë që u dha penallti. Nuk jemi favorizuar sot.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania