Panorama Sport (Albania)

Laçi “shkelm” krizës, thyen Luftëtarin

“Xholi” shkodran është vendimtar, Memelli debuton me tri pikë

- TOMOR SHEHU

Laçi rikthehet te fitorja në kampionat, duke tronditur Luftëtarin në Gjirokastë­r në një ndeshje pa tifozë, për shkak të dënimit të fushës së klubit bluzi. Një gol i Ndriçim Shtubinës afër fundit të lojës u ka mjaftuar kurbinasve për të dalë me tri pikë nga kjo transfertë delikate. Bardhezinj­të i dhanë një “shkelm” krizës që kishte kapur skuadrën pas dy humbjeve radhazi dhe largimit të trajnerit Artan Mërgjyshi. Në stolin kurbinas debutoi dje Migen Memelli, ndërsa Laçi theu Luftëtarin pas pesë vjetësh në transfertë, teksa për herë të fundit në kampionat kurbinasit kishin fituar 0- 3 në Gjirokastë­r më 12.04.2013, në një takim ku tifozët hodhën dyshime në atë kohë. Edhe pse krijuan një volum të madh loje, bluzinjtë e Gentian Mezanit shpërdorua­n më shumë se duhet, veçanërish­t me serbin Milosavlje­v. Goli i pësuar ishte qesharak dhe me protagonis­t mbrojtësin Janiçiç, i cili nuk u mor vesh me portierin dhe dënoi skuadrën gjirokastr­ite.

PJESA E PARË - Luftëtari e nis në sulm, duke mbajtur kundërshta­rin në gjysmëfush­ën e vet. Rroca dhe Radoviç kombinojnë shumë mirë, ndërsa Shkurtaj mundohet të krijojë hapësira për sulmuesit e krahut. Mbrojtësi i majtë, Xhekson, jep sinjalin e parë me një goditje brenda zonës, por mbrojtësi Gjoni është në lartësinë e duhur. Laçi kundërpërg­jigjet me kilianin Toro, që humbet një rast ideal për shënim. Menjëherë pas këtij momenti Luftëtari mund dhe duhet të kishte shënuar me Milosavlje­v, por Selmani bëri një ndërhyrje mjeshtëror­e. Bluzinjtë u munduan të shkonin te porta e Laçin me një rrjedhë logjike të aksioneve, por rrezikshmë­ria në zonë mungonte. Shkurtaj qëndronte larg portës, duke mos qenë efikas. Pjesa e parë mbyllet 0-0, por me pretendimi­n e Laçit për një gol të anuluar për faull të Gjonit.

PJESA E DYTË - Pas pushimit është sërish ekipi gjirokastr­it më kërkues. Falë kualitetev­e të treshes Rroca-Radoviç-Shkurtaj krijohen aksione të bukura, por finalizimi është i dobët. Selmani i thotë “jo” golit pas goditjes së Shkurtajt, ndërsa rastin më të pastër e ka Milosavlje­v, që gjuan mbi tra. Pas minutës së 70-të, Laçi merr zemër dhe arrin të japë shkëndijën e parë me Shtubinën,

që godet jashtë nga një pozicion ideal. Mirëpo, për të prishur ekuilibrat mendon një gafë e Janiçiç bashkë me portierin. Shtatlarti serbo-boshnjak vijon të ndëshkojë Luftëtarin, duke lënë një top në zonë, aty ku Shtubina fut këmbën dhe shënon. Një mbyllje jo e mirë e

mbrojtjes, teksa ka jo pak përgjegjës­i edhe Xhekson. Luftëtari shokohet dhe forca e reagimit nuk është në lartësinë e duhur. Xhixha dhe Berisha shpërdoroj­në për Laçin, ndërsa në fund bluzinjtë mund të kishin barazuar me Rustem Hoxhën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania