Panorama Sport (Albania)

Bajern, rishfaqen fantazmat e krizës, ikën Dortmundi

Goli i Gnabrit zhvlerësoh­et nga Holer 1 minutë nga fundi

-

Bajerni zhgënjen sër ish, këtë herë ndaj një skuadre modeste si Fraiburgu, e cila arrin të barazojë në minutën e 89-të një ndeshje që dukej se do të përfundont­e në favor të bavarezëve. Skuadra e Niko Kovaçit nuk zhvilloi një ndeshje të mirë, duke i lënë shumë hapësira kundërshta­rit, i cili në fund diti të shfrytëzoj­ë tërheqjen prapa të lojtarëve bavarezë. Bajerni tani ndodhet katër pikë prapa Dortmundit, e cila arriti të fitonte në fushën e vështirë të Volfsburgu­t me rezultatin 0-1.

PJESA E PARË

Ndeshja nis me një ritëm të ulët, me dy skuadrat që nuk rrezikojnë në 10 minutat e para. Bajerni shfaqet rrezikshëm më pas me anë të Hames Rodrigez. Rasti i parë i mirë për skuadrën kampione të Gjermanisë vjen në minutën e 26-të, kur Robert Levandovsk­i ndalet nga portieri mik pas një gjuajtje nga fare pranë të polakut, i cili ishte i vetëm me portierin. Arjen Roben në të 35- ën ka një mundësi tjetër, por gjuajtja e tij ndalet sërish nga portieri Shvolov, i cili bën mrekullinë. Serge Gnabri tenton portën mike gjashtë minuta para se të përfundojë pjesa e parë, por topi i goditur prej tij bllokohet nga mbrojtja vendëse. Pjesa e parë përfundon 0-0 nën vërshëllim­at e tifozëve vendës, të cilët prisnin më shumë nga skuadra e tyre.

PJESA E DYTË

Pjesa e dytë nis më mirë për skuadrën e Fraiburgut, e cila gjen rrugën e rrjetës në minutën e 54- t, por goli i shënuar nga Klaindinst vlerësohet i parregullt nga asistenti i Feliks Zvajer, që sinjalizon për pozicion jashtë lojë. Në minutën e 58-të, skuadra e Bajernit pretendon për penallti, arbitri Feliks Zvajer pasi konsultohe­t me VAR shkon të shikojë rastin personalis­ht dhe më pas vlerëson situatën si të rregullt, duke mos akorduar për penallti. Në minutën e 64-t është Renato Sançez që tenton nga jashtë zone, por topi i tij kalon mbi traun e portës së mbrojtur nga Shvolov. Bajerni rrit presionin dhe në minutën e 80-të vjen edhe goli i avantazhit me anë të Serge Gnabrit. Sulmuesi gjuan një predhë në brendësi të zonës duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit mik. 1-0 për bavarezët, të cilët arrijnë

të zhbllokojn­ë rezultatin. Por Fraiburg nuk dorëzohet dhe hidhet në sulm për të tentuar barazimin. Goli nuk vonon dhe në minutën e 89- të Holer shfrytëzon saktë një kros nga Gynter, duke dërguar topin në krahun e djathtë të

portës së mbrojtur nga Manuel Nojer, 1-1. 5 minutat shtesë nuk u shërbejnë kampionëve, të cilët duhet të pranojnë këtë barazim zhgënjyes në fushën e tyre, duke parë Borusian të arratiset sërish në vendin e parë të klasifikim­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania