Panorama Sport (Albania)

Vllaznia nis arratinë, Bylisi merr kreun

Shkodranët shkojnë +7, ngecin Dinamo e Apolonia. Bindin Pogradeci dhe Besëlidhja

- ADMIR URUÇI

Vllaznia rigjen fitoren. Shkodranët mposhtin 3-1 Vorën dhe bëjnë që të harrohet ai barazim pa gola në Shënkoll. Me këtë trepikësh, kuqeblutë blindojnë kreun e Grupit A me 22 pikë dhe shkojnë +7 nga Erzeni dhe Besëlidhja (që kanë 15 pikë), duke përfituar nga hapi fals i Dinamos. Ai që hapi siparin e golave ishte Gilman...

Vllaznia rigjen fi toren. Shkodranët mposhtin - 1 Vorën dhe bëjnë që të harrohet ai barazim pa gola në Shënkoll. Me këtë trepikësh, kuqeblutë blindojnë kreun e Grupit A me ** pikë dhe shkojnë +/ nga Erzeni dhe Besëlidhja 3që kanë 14 pikë5, duke përfituar nga hapi fals i Dinamos. Ai që hapi siparin e golave ishte Gilman Lika, ndërsa për të vulosur "trisin" menduan Arsen Hajdari dhe Silvio Zogaj. Për kundërshta­rët shënoi Gazmir Fuçia në finish, megjithatë kjo rrjetë, edhe pse e parëndësis­hme për rezultatin, ka mërzitur Alen Sherrin. Ai pësoi golin e parë në Kategorinë e parë pas /*1 minutash.

PJESA E PARË - Takimi ka nisur më i mirë për miqtë, të cilët që në minutën e 4-të u hodhën në kërkim të avantazhit. Pas një harkimi në zonë, Sejdini godet me kokë dhe shënon. Por goli është i pavlefshëm, pasi anësori sinjalizoi pozicion jashtë loje. Pak minuta më vonë kundërpërg­jigjet Tafili, por gjuajtja e tij me kokë shkon vetëm pak centimetra larg kuadratit. E megjithatë, mendon kapiteni që të sjellë qetësinë në të 1-ën minutë. Lika vepron bukur brenda zonës dhe gjuan duke zhbllokuar shifrat në 1- Q . Miqtë nuk dorëzohen dhe rrezikojnë me një goditje të lirë të Deliallisi­t, por topi kalon vetëm ngjitur me portën. Ky fraksion mbyllet me një tjetër gol të anuluar, por këtë herë për Vllazninë. Braziliani Xhunior shënon, por para se topi të shkonte në rrjetë ishte sinjalizua­r pozicion një i parregullt.

PJESA E DYTË - Pjesa e dytë nis me ritëm për të dyja skuadrat. Raste të shumta, shtylla, por edhe gola të tjerë për këtë Y4-minutësh. Pa kaluar as [ minuta janë shkodranët që shënojnë në portën mike. Në të 41-ën Hajdari merr një pasim të saktë brenda zonës nga Zogaj dhe nuk e ka të vështirë të shënojë dhe dyfishojë rezultatin në *-Q. Pa mbaruar "festa", vjen edhe goli i radhës. Vetëm tri minuta më vonë, është Hajdari që i kthen "reston" Zogajt me një asist perfekt. Arseni bën gjithçka mirë nga e djathta, pason në hyrje të zonës për Silvion që me shumë mjeshtëri shënon dhe sjell qetësinë në "Reshit Rusi". Por vendësit nuk kënaqen me kaq dhe hidhen në kërkim të goleadës dhe shansin e kishte Tafili, por tronditi shtyllën e majtë pingule. Në të /*-ën minutë Lika kishte gjithë mundësitë që të shënonte sërish. Pas një shërbimi të saktë të Zogajt, kapiteni është i vetëm, godet, por është një nga mbrojtësit e Vorës që largon mbi vijën e portës. Kur loja po shkonte drejt fundit, miqtë hidhen në kërkim të golit të nderit. Sejdini ka shansin

perfekt kur ndodhej i vetëm përballë portierit të Vllazninë. E driblon atë, por në fund godet vetëm rrjetën e jashtme. Por atë që nuk bën Sejdini, e konkretizo­n Fuçia në të parën minutë shtesë. Ai shfrytëzon më së miri një top të marr nga Sejdini dhe ndëshkon Alen Sherrin, duke çuar shifrat në -1.

 ??  ??
 ??  ?? Shkodranët duke festuar golin e dytë
Shkodranët duke festuar golin e dytë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania