Panorama Sport (Albania)

Partizani cinik, vendos “komandant” Telushi ndaj Kamzës

"Demat" shpërdoroj­në në të parën, vuajnë në të dytën

- ILIR CARA

Partizani i trajnerit Skënder Gega vijon të mbetet cinik në fitoret e tij, ku i mjafton edhe një gol i vetëm për të marrë trepikëshi­n. Për të fituar beteja duhen komandantë, që jo vetëm "shkatërroj­në" kundërshta­ri, por shënojnë edhe vetë. Mesfushori Bruno Telushi po bën liderin te Partizani dhe dje ishte ai që vulosi fitoren ndaj Kamzës, madje pasi shënoi bëri edhe një nderim ushtarak. Goli i vlonjatit bëri që Partizanit t'i kthehet buzëqeshja pas humbjes me Skënderbeu­n. Por, në ndeshjen e djeshme faktorë u bënë edhe shtyllat, ku dy herë në pjesën e parë ishin aleatë për Kamzën, duke i mohuar golin Malës dhe Ibrahimit. Ndërsa në minutën e 77-të gjuajtja e Frashërit ndalet nga shtylla pingule, duke bërë që goli i Telushit në minutën e 47-të të mbetet i vetmi në derbi. Takimi i djeshëm ishte pak a shumë një fotokopje e duelit të fazës së parë, ku të kuqtë vuajnë, por fitojnë nga goli i mesfushori­t vlonjat, ndërsa kamzalinjt­ë në të dyja ndeshjet nuk e kanë merituar humbjen. Me këtë sukses, Partizani ruan distancën - 1 pikë nga Skënderbeu.

PJESA E PARË- Të dyja ekipet vinin me ndryshme në formacion, ku pa dyshim më të shumtat ishin te Kamza, pasi kishte të dëmtuar dhe të pezulluar. Kote dhe Çinari ishin risia e formacioni­t të djeshëm të trajnerit Gega, që i hodhi në fushë nga minuta e parë, së bashku me Trashin që u pezullua nga klubi ndaj korçarëve. Kote zëvendësoi Hilën e pezulluar, por nuk arriti të përshtatej si duhej me Telushin. Ndërsa trajneri Duro, pa kapitenin Plaku me probleme shëndetëso­re, Arrabal të pezulluar nga kartonët, por edhe me Teqjen jo të rikuperuar, ishte i detyruar të sajohej. Te Partizani nuk kishin rrugë tjetër, veç fitores dhe me këtë mision e nisin direkt takimin në sulm, ku që në minutën e parë krijojnë shansin e parë. Por si ndeshje pa tifozë, lojtarët e kanë pak të vështirë të motivohen në fushë. Në minutën e pestë Beqiri ishte pranë autogolit, por shpëton portieri Avdyli. Në minutën e 13- të, trajneri Duro është i detyruar të bëjë zëvendësim. Orelesi i dëmtuar zëvendësoh­et nga Bonani, që pozicionoh­et në qendër të mbrojtjes. Të kuqtë janë më kërkues në pjesën e parë, por të besuarit e trajnerit Gega nuk e gjejnë dot rrugën e rrjetës. Në minutën e 34-t shënojnë me Bardhin, por anulohet

për pozicion jashtë loje të Çinarit. Një minutë më pas gjuajtja e Malës ndalet nga traversa, por gjyqtari edhe mund të akordonte penallti, pasi Idrizaj ndërhyri gabimisht ndaj Malës. Në minutën e 41-të Beqiri i dëmtuar ia lë vendin Peçit. Në minutën e dytë shtesë, gjuajtja

e Ibrahimit ndalet nga shtylla pingule. Ndërsa në aksionin pasues, portieri Alban Hoxha tregohet shpëtimtar, pasi i mohon golin Roloviçit. 0-0 mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË- Fraksioni i dytë nis mbarë për "demat", pasi që në minutën e dytë e gjejnë golin me Telushin. Pas golit të kuqtë sikur tërhiqen në administri­m, por rrezikojnë shumë, pasi kamzalinjt­ë kanë rastet e tyre, ku spikat goditja e shtyllës nga Frashëri në minutën e 77- të. Partizani vuan shumë në pjesën e dytë, pasi rastet ishin më të shumta

për miqtë, por goli i Telushit mbeti i vetëm për shumë arsye. Nuk munguan edhe vendimet e kontestues­hme nga gjyqtari Koçi. Zëvendësim­et e kryera në pjesën e dytë nuk arritën të bëjnë diferencën, vetëm sa sollën ndryshim skeme dhe rreshtimi te Partizani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania