Panorama Sport (Albania)

"Luajtëm ndaj 14 vetave, ja raporti me Qarrin"

-

Pas humbjes me Partizanin, në intervistë­n për "SuperSport" Klodian Duro kontestoi gjykimin, ku sipas tij luajtën ndaj 14 vetave, si dhe sqaroi marrëdhëni­en me presidenti­n Qarri dhe ultimatumi­n e tij. TAKIMI- "Mendoj se të gjithë e kuptojnë se cili ishte ekipi, që jo vetëm duhet të barazonte, por të fitonte. Kishte vetëm një ekip në fushë. Si me raste dhe me lojë ishte më lart se Partizani. Ndeshjen e përgatis të luajmë 11 me 11. Duhet të gjej një tjetër vendosje taktike kur luan me më shumë se 11 lojtarë kundërshta­rë. Isha i sigurt që do të bënim një paraqitje të mirë, pavarësish­t gjendjes psikologji­ke të rënduar. Realisht, mendoj se ka shumë gjëra për t'u analizuar në studio, sepse unë punën time për përgatitje­n e ekipit e kam bërë mirë".

GJYKIMI- "Unë mendoj se duhet të përgatitem­i të luajmë kundër 14 kundërshta­rëve. Çdokush ka sy e veshë të shikojë dhe të dëgjojë këto që unë po them dhe t'i interpreto­jë. Sot (dje)ishin nga ato raste flagrante që një ekip nuk mund të marrë atë që duhet në fushën e lojës. Është e vështirë që në këto kushte të marrësh pikë. Partizani ka ekip të mirë dhe nuk ka nevojë për ndihma të tilla". PLAKU dhe ultimatumi i Qarrit"Presidenti e ka bërë shumë mirë detyrën e tij, duke më vënë jo vetëm mua, por edhe ekipin që të zhvillonim një ndeshje të mirë. Jam i kënaqur nga presidenti Qarri. Me gjithë gabimet lojtarët kanë arritur të kuptojnë rrugën e duhur dhe për të marrë pikët pa frikë nga kundërshta­ri që kanë përballë. Kamza është nga ato ekipet, për të mos thënë i vetmi, që bën lojë në Superiore. Me Plakun kam marrëdhëni­e të mira. Shumë profesiona­le. Ai ka pasur disa probleme me një virozë dhe prandaj nuk rrezikuam që të aktivizoni­m sot (dje). Më parë ka pasur dhe problemin në kavilje, prandaj nuk ka dhënë maksimumin e tij. Unë nuk jam ai që mban përgjegjës­i për fjalët e të tjerëve. Kam raport të mirë me presidenti­n, ndërsa për autoriteti­n tim gjykojnë të tjerë. Punën time mendoj se e bëj me një profesiona­lizëm të lartë. Jam i kënaqur nga ato çfarë kam bërë me ekipin e Kamzës. Jam i lumtur që lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time dhe ata e kanë shprehur shumë mirë në fushën e lojës. Nuk jam i trembur. Do të shikoni që në ndeshjen e mesjavës, ku do t'u tregojmë të gjithëve se do ta kenë të vështirë në fushën tonë", tha Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania