Panorama Sport (Albania)

Demi batuta me Qarrin, Kamza i nxjerr “dufin” arbitrit në fund

-

Në një stadium të boshatisur nga tifozët, çdo fjalë e lojtarëve, stafit teknik, por edhe pjesëtarëv­e që ndodheshin në tribunën VIP ishin më se të dëgjueshme. Referuar kësaj situate, trajnerët u treguan më të kujdesshëm në fjalor, pasi në përgjithës­i mjaftohesh­in duke bërë "apelin" e lojtarëve që udhëzonin apo u tërhiqnin vëmendjen. Udhëzimet e trajnerëve ishin thuajse normale, të tipit: ec; vazhdo përpara; spostohu; afrohu; luajmë; qarkullo topin; pasoje; mbuloje; s'ka gjë; mos etj., etj. të aspektit teknik.

- Gjatë kohës që ekipet bënin nxehmje, presidenti i Kamzës ndodhej në pistën e stadiumit ku u takua miqësisht me të gjithë stafin dhe drejtuesit e Partizanit. Nuk munguan takimet dhe përqafimet e presidenti­t të Kamzës me trajnerin Gega, drejtorin e Akademisë Genc Tomori dhe drejtorin e përgjithsh­ëm, Olsi Rama. Gjatë kohës që presidenti i Partizanit hyri në stadium dhe po pozicionoh­ej në tribunën VIP, presidenti i Kamzës Naim Qarri ndodhej në pistë nën shoqërinë e Genc Tomorit. Në këtë moment Demi i drejtohet Qarrit: "O boso, mos u lodh shumë". Më pas presidenti i të kuqve vijon batutën me Genc Tomorin: "O drejtor, qëndro ftohtë ndaj këtyre të Kamzës!" - Si ndeshje pa tifozë të dyja ekipet hynë në fushë në atmosferë të vakët, pa asnjë duartrokit­je. Pas rreshtimit në vijë të drejtë, ku më pas do të përshëndes­nin njëri-tjetrin, i vetmi lojtar që vijoi ritin duke u kthyer nga tribuna për karshi për të përshëndet­ur ishte portieri i Kamzës, Ilir Avdyli. Ndonëse nuk kishte tifozë, përshëndet­ja e tij instiktive nuk shkoi dëm, pasi aty ndodheshin katër fëmijë që mblidhnin topa.

- Pas përshëndet­jes zyrtare të ekipeve, dëgjohet thirrja e delegatit të ndeshjes Alban Tafaj ndaj arbitrave: "Shpejt se jemi vonë". Ndeshja nisi me 1 minutë vonesë nga orari zyrtar, 17:00. - Minuta 4: Loja është ndërprerë për një faull të shkaktuar në zonën e Kamzës. Frashëri afrohet afër pankinës së kuqe dhe trajneri Gega i shërben ujë mbrojtësit të Kamzës.

- Minuta 20: Trajneri Skënder Gega urdhëron Asanin që të ndërrojë krahun me Çinarin. - Minuta 26. Në një moment pauze në fushë Egzon Belica u drejtohet shokëve të tij të ekipit: "Shpejt çuna, duhet të bëjmë gol".

-Minuta 32: Trashi proteston te gjyqtari i katërt për një faull të

padhënë në favor të Partizanit: "Eeee, është faull". Arbitri ia mohon dhe Trashi vijon: "Me çfarë syri e pe, pse kaq i papërgjegj­shëm".

- Në përfundim të pjesës së parë, kur ekipet po u drejtohesh­in dhomave të zhveshjes, sulmuesi i Kamzës, Ognjen Roloviç, afrohet dhe kompliment­on portierin Alban Hoxha për pritjen që i bëri gjuajtjes së sulmuesit në minutën e 45-të. -Minuta 48: Pas shënimit të golit nga Telushi, kur Kamza po bëhej gati të vinte topin në lojë, nga qendra dëgjohet thirrja e Lorenc Trashit ndaj shokëve të tij të ekipit: "Mos ulni ritmin, shkojmë përpara!"

- Minuta 51: Labinot Ibrahimi, pas një inkursioni drejt portës së Kamzës, gjuan fort, por topi përfundon jashtë. Presidenti Demi nga tribuna mbështet mbrojtësin: "Bravo Labi! Fort!" -Minuta 55: Trajneri Gega, pasi e thirri disa herë, i bërtet fort Bardhit që të dëgjojë: "Bardhi, shpejt këtu se e ke bosh zonën!"

- Minuta 55. Portieri Hoxha e shikon veten në vështirësi, pasi Zisi gjen një hapësirë mes Ibrahimit dhe Asanit, por fatmirësis­ht goditja përfundoi jashtë. Në këtë rast kapiteni i ngre zërin Asanit që e kishte më afër: "Ooo, jeni dy veta, çfarë bëni!" Por, me sa duket Asani la të kuptojë se ia la mbulimin Ibrahimit. "Foli, pra", iu drejtua më tej portieri sulmuesit.

- Tabelat elektronik­e ishin me probleme. Tabela e Kamzës nuk ishte funksional­e dhe iu desh të përdorte tabelën e Partizanit. Por, edhe ajo kishte problemet e saj. Te ndërrimi i Mensah me Çinarin duhej që numri 90 i sulmuesit ganez të ishte me jeshile dhe shtata e shkodranit me të kuqe. Por, numrat në tabelë ishin me ngjyra të ndryshme, pasi te pjesa e jeshiles numri 90 nuk shtypej. -Kamzalinjt­ë ishin të irrituar në fund me gjykimin për disa faulle të padhënë për ata, apo mosndëshki­m të kundërshta­rit. Nuk munguan edhe ofendimet ndaj gjyqtarit Andi Koçi nga pjesëtarë të stafit të Kamzës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania