Panorama Sport (Albania)

Gega: Telushit i thashë të merrte të verdhë, mërzitjen e kaluam

"Nuk mund të them që sot atë se çfarë kërkojmë në janar"

-

Trajneri Skënder Gega, për "SuperSport" pas fitores me Kamzën ka pohuar se Telushin e urdhëroi të marrë karton të verdhë, por nuk e dëgjoi. Ai nuk i komentoi pretendime­t e trajnerit Klodian Duro.

A ishte mënyra më e mirë, me një fitore të rrezikshme?

U bë një ndeshje e vështirë në pjesën e dytë, pasi në të parën harxhuam shumë raste. Nuk kemi pasur ndonjëherë kaq shumë raste, ekipi kundërshta­r na bëri presion. Me qetësi dhe me pak guxim, mund t'i ndëshkonim përsëri. E kaluam mërzitjen e Skënderbeu­t dhe presim ndeshjen e radhës.

Telushi, një mesfushor, golashënue­si më i mirë. Sulmi çalon

Gjëra që duken, nuk mund t'i mbuloj. Njerëzit e sportit e kanë thënë që nuk jemi komodë me shënimin. Aty janë 3 djem të rinj dhe jam i kënaqur se kanë dhënë maksimumin që nga qershori. U ndie lodhja ndaj Korçës, për këtë arsye edhe i ndërrova. Me pak qetësi, gjërat do t'i korrigjojm­ë. Telushi është mesfushor, unë jam munduar ta shtyj, sepse mund të godasë. Fiton dyluftime në mesfushë, i thashë të shkonte përpara. Djemtë janë të rinj, kanë presion të madh, por jam i kënaqur me fitoren.

Presingu ka qenë gjithmonë efikas, ndaj Kamzës nuk ishit aq mirë. Ndikoi lodhja apo futja e Çinarit?

Unë mendoj se Çinari ka tiparet e një sulmuesi krahu, por është një prerje tjetër e

Malës apo Asanit. Mund ta lija edhe pak më gjatë, por jam i sigurt që do rritet. Ka potenciali­n dhe vlerat si lojtar. Rëndësi ka që të mos dalë i zhgënjyer, mua më pëlqeu se çfarë dha. Mungonte edhe Hila, ndaj e futa Koten. Lodhja e Telushit e la Koten edhe

pak të veçuar, por në pjesën e dytë ishte më i qetë. Në fund, futa Atandën në atë pozicion për të mbuluar boshllëkun. Kemi gjëra për të korrigjuar, por koha është e shkurtër.

Duhet të punoni me disa situata, me kartonët e verdhë, ku do mungojnë lojtarët

decizivë...

E bukura është se për herë të parë u mundova të komprometo­j lojtarët. I thashë Telushit që të marrë një karton dhe t'i japim hapësirë një lojtari tjetër. Si lab që është, nuk u dorëzua dhe nuk e mori të verdhën, me gjithë respektin që

kemi për Krujën. Tani kthehet Hila, e kemi një plus. Belica dhe Atanda, kam bërë këto zgjedhje, sepse kombinohen mirë, por më bëhet qejfi që edhe Gojkoviç është gati.

Duro tha se në fushë ishte vetëm Kamza dhe se luajtën edhe ndaj arbitrave...

Me Duron unë nuk dua të bëj komente. Unë i kam të qarta sa raste humbëm në pjesën e parë. Kaq dua të them, në pjesën e dytë Kamza doli e gjitha në mesfushën tonë, bëri presion. Përveç një shtylle, nuk kishte raste të tjera. Janë opinione dhe perceptime, nëse nuk e shoh këtë ndeshje 2-3

herë, nuk mund të jem i saktë. Edhe unë kam mendimet e mia, pasi te rasti i Malës mund të jepej penallti, siç u dha në Kamzë për Plakun në fazën e parë.

Keni pikasur një sulmues për janarin?

Një sulmues na mungon. Kam shpresë që ata që kam në dispozicio­n të përmirësoh­en. Kur të vijë momenti, gjërat nuk do jenë sekret. Nuk jam njeri që u krijoj panik apo mosbesim njerëzve që unë punoj, deri në janar do ndërtojmë një grup edhe më të fuqishëm se tani. Nuk mund të them që sot atë se çfarë kërkojmë.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Të kuqtë duke festuar golin e Telushit
Foto: F. Hazizllari Të kuqtë duke festuar golin e Telushit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania