Panorama Sport (Albania)

"Erdhëm për pikë, të jemi më agresivë"

-

Stavri Nica priste më shumë nga kjo ndeshje. Trajneri i Kastriotit, i cili dje drejtoi të parën ndeshje nga pankina (për shkak të dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës), gjatë deklaratës së dhënë për "Gol pas Goli" ka analizuar 90minutësh­in dhe ka zbuluar arsyet pse zgjodhi që të vinte në Krujë. "Qëllimi ynë ishte që të merrnim pikë. Kemi nevojë për to dhe situata është shumë e vështirë. Unë kam ardhur për ta ndihmuar skuadrën dhe me rritjen e moralit, shpresoj të futemi dhe ne si pjesë e kampionati­t. Na duhet që të jemi më agresivë dhe më cilësorë", është shprehur fillimisht tekniku durrsak, kur u pyet nëse skuadra e tij mund të merrte me shumë nga kjo transfertë. SHPRESA- Kastrioti gjendet në një situatë të vështirë, por trajneri tregon se ka marrë "garanci" të madhe nga lojtarët. "Erdha të fus përvojën time edhe tipin tim për të bërë një skuadër agresive. Duhet besimi për të bërë përpara. Këta duan vetëm ekuilibër, besim dhe entuziazëm. Për këtë besoj se do t'ia arrijmë, pasi kam gjetur një ambient të mirë ku vetë futbollist­ët më kanë dhënë fjalën për të punuar shumë seriozisht. Nëse ne do të rritemi edhe pak fizikisht, do të na shërbejë për t'u ngritur në lojë dhe për të arritur rezultate", theksoi ai. Finalizimi nuk është në nivelin e duhur, por tekniku mendon që edhe kjo pjesë do të rregullohe­t. "Mungesa e finalizimi­t besoj se vjen gjithmonë me ngritjen fizike. Pasi të përmirësoj­më aspektin fizik, jam i bindur që skuadra do të rritet më shumë dhe mbi të gjitha do të jetë më agresive në veprimet sulmuese. Tani mesfushorë­t hezitojnë që të marrin përsipër veprimet sulmuese", përfundoi Stavri Nica.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania