Panorama Sport (Albania)

"Kursyem energji, Krasniqi s'po i bën si duhet detyrat"

-

Orges Shehi mjaftohet me trepikëshi­n. Edhe pse një fitore e vuajtur, trajneri i Skënderbeu­t nuk hezitoi që të kompliment­ojë të tijtë. Në intervistë­n e dhënë për emisionin "Gol pas Goli" të moderatore­s Vilma Masha, ai ka deklaruar se skuadra u mundua që të kursente energji, ndërsa për Krasniqin evidentoi se nuk po i kryen siç duhet detyrat. Ishte paralajmër­uar rrotacion, por në fakt vetëm dy titullarë kursyet. Bëtë këtë zgjedhje, pasi e prisnit të vështirë? Ishte një ndeshje e vështirë dhe ne vinim mbas një fitoreje me një ekip rival. Këto ndeshje, të cilat në letër konsideroh­en të lehta, bëhen të vështira. Sot (dje) lamë pushim dy lojtarë dhe në fakt jam i kënaqur me ata që ishin në fushë.

Goli i dytë nuk erdhi kurrë, jeni të pakënaqur që nuk e mbyllët më herët ndeshjen? Më mirë do ishte ta kishim mbyllur ndeshjen. Kemi pasur dy raste, të cilat nuk i realizuam. I tillë është futbolli ndonjëherë edhe duhet të vuash. Menduam që dy lojtarë të formacioni­t bazë, që kanë luajtur thuajse të gjitha ndeshjet, t'i linim pushim. Gjithashtu, duke parë edhe formën e mirë të Sambou dhe Guedj, i cili ndërton më shumë, arritëm të fusnim këta dy të fundit. Gjithsesi, energjitë e ruajtura për ndeshjet e tjera nuk të bëjnë keq. A keni menduar ndonjëherë t'i fusni bashkë Krasniqin dhe Oto Xhon? Në këtë fazë janë të rëndësishm­e pikët. Ne kemi shumë lojtarë që luajnë në krahë dhe kjo skemë 4-3-3 është më e përshtatsh­me për ne. Pyka që luan para shpenzon shumë energji dhe në fakt ka rezultuar efikas zëvendësim­i. Në të ardhmen nuk i dihet, në ndeshje të caktuara mund të futemi edhe me dy sulmues. Gjithmonë Muzaka do t'ia zgjidhë ndeshjet Skënderbeu­t? Na bëhet qejfi që Muzaka i zgjidh ndeshjet. Këto dy takimet e fundit i zgjidhi Muzaka, disa të tjera i ka zgjidhur Bregu, Krasniqi apo edhe Oto Xhon. Në fakt, më pëlqen kjo shpërndarj­e. Shpresoj që ndeshjet e tjera t'i zgjidhin lojtarët e tjerë dhe jo vetëm Muzaka. Krasniqi i vetmuar, duhet të kishte më shumë ndihmë? Skuadra mund t'i rrijë më afër Krasniqit, por disa lëvizje duhet t'i kërkojë vetë. Nuk po i bën ato lëvizje që i kam kërkuar. Po i bëri ato, sigurisht që do të jetë më afër golit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania