Panorama Sport (Albania)

Muzaka: S’ndalemi, ja sekreti ynë

"Pa asnjë oshilacion, Skënderbeu ka treguar garanci. Goli# Vlen më shumë fitorja"

- LLAZI SARO

Skënderbeu mund Kastriotin dhe golin e shënon Gjergji. Një lojë fjalësh dhe kombinimes­h të identiteti­t të Heroit tonë Kombëtar, por realisht ishte mesfushori Muzaka që u bë hero për të dytën ndeshje radhazi. Pas Partizanit, mesfushori ndëshkon edhe Kastriotin dhe korçarët marrin gjashtë pikë nga këmbët e tij. Për "Panorama Sport", autori i golit të fitores është i bindur se triumfi i ekipit shërben më shumë sesa goli personal.

GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU - I pyetur në lidhje me këtë kombinim, që ndeshjen mes Kastriotit dhe Skënderbeu­t e vendosi Gjergji, Muzaka përgjigjet.

"Përtej kësaj, është një fitore e rëndësishm­e për ne dhe me mjaft vlera. Jam më shumë i kënaqur që arritëm të vijonim serinë e rezultatev­e pozitive sesa për golin personal. Ky ekip ka karakter dhe grintë", shprehet fillimisht Muzaka.

ÇELËSI I SUKSESIT - Golat rregullish­t dhe rendimenti i lartë kanë patjetër një shpjegim. Mirëpo, për Muzakën kjo është thjesht vijimësi e rutinës profesiona­le që ka bërë gjithmonë, duke u përgatitur për të dhënë më të mirën. "Unë nuk di, gjithmonë kam qenë kështu, kam dhënë maksimumin tim dhe jam stërvitur gjithmonë kështu për të dhënë atë që më kërkohet. Nëse diçka nuk ka shkuar mirë, nuk ka pasur të bëjë me mua, por me faktorë të jashtëm", ka vijuar futbollist­i i korçarëve.

ECURIA - Muzaka shënoi të katërtin gol në kampionat, ndërkohë që Skënderbeu vijon të ruajë ecurinë e rezultatev­e pozitive. Pas Partizanit, radha ishte e Kastriotit, duke treguar që kjo skuadër mund të shkojë larg. Këtë e konfirmon edhe vetë siguria e Muzakës, i cili nuk e fsheh bezdinë kur korçarët nënvlerëso­hen për çfarë mund të arrijnë deri në fund. "Është e disata herë që më bëhet kjo pyetje dhe mund të them se ka filluar të bëhet paksa e bezdisur. Ne jemi këta, japim gjithmonë më të mirën dhe nuk shoh pse duhet të vihet në diskutim. Nuk jemi një ekip që kemi pasur oshilacion­e nga një ndeshje në tjetrën, por kemi treguar garanci dhe qëndrueshm­ëri", ka deklaruar Gjergji Muzaka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania