Panorama Sport (Albania)

Cungun e dërrmon humbja, gabimet ndaj Flamurtari­t i quan foshnjarak­e

Safet Gjici i inatosur me stafin, lojtarët humbën 15 mln lekë

-

Humbja me Flamurtari­n ka zhgënjyer drejtuesit, të cilët nuk e kanë përtypur dot këtë disfatë. Madje, kreu i klubit nuk e ka takuar fare stafin mbas ndeshjes kundër vlonjatëve, e kjo për arsyen e vetme pasi ka qenë shumë i zhgënjyer nga stafi dhe ekipi. Presidenti Safet Gjici ka kërkuar nëpërmjet njërit prej vartësve të tij se kërkon reagim dhe humbjen ndaj Flamurtari­t nuk e do harrojë shpejt, pasi i ka plotësuar gjithçka ekipit. Madje, para ndeshjes me Flamurtari­n, ai iu dha premion e fitores ndaj Laçit prej 10 milionë lekë të vjetër, e iu premtoi sërish shpërblim prej 15 milionë lekësh për tri pikët, nëse do merreshin ndaj vlonjatëve. Pra, ekipi, përveç tri pikëve, humbi dhe një bonus të mirë financiar këtë javë. Trajneri Cungu, analizë Trajneri Armando Cungu ka nxjerrë menjëherë ekipin në stërvitje, duke mos lënë asnjë ditë pushim futbollist­ët. Në orën 13:30 të gjithë futbollist­ët dhe stafi verilindor ishin në Pezë-Helmës, e në orën 14:00 të

gjithë hynë në fushën e blertë. Përreth 20 minuta, stafi bëri analizën e takimit të humbur, ku trajneri Cungu e nisi duke shprehur qartazi zhgënjimin dhe mërzinë për këtë humbje, sipas të cilit ishte shumë naive nga ana e ekipit të tij. Gazeta zbardh një pjesë të analizës dhe fjalimit të trajnerit Cungu para ekipit dhe

pjesës tjetër të stafit. "Jam shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer nga kjo humbje, e cila na 'vret' shumë. Kishim marrë masat, por shumë prej jush dolën nga detyrat dhe çaluam sidomos në rastin e golit të parë, por dhe në rastet që kundërshta­ri na goditi dhe shfrytëzoi epërsinë në goditjet standarde, krosimet

duke shfrytëzua­r gjatësinë e Bushiç etj,. Në rastin e golit të parë, duhet të ishim mbyllur direkt dhe nuk duhet të linim hapësira, por nga gabime foshnjarak­e pësuam. Kam shumë rezerva, por do t'i analizojmë në vijim të gjitha gabimet tona. Tani pres që secili të marrë përgjegjës­i dhe të bëjmë kthesën",

tha ndër të tjera trajneri Armando Cungu. Pas tij foli drejtori Nexhipi, i cili mbështeti të gjitha ato çka tha trajneri. Pasi fjalimi e analiza ishin në përfundim, grupit iu bashkua dhe menaxheri Ramadan Ndreu, ku dhe ky i fundit shprehu mendimet e tij për takimin, ku pati dhe ai rezervat e tij. S. Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania