Panorama Sport (Albania)

Surprizë e Korabit, Dinamo i largohet kreut

Blutë thyhen në shtëpi, tension dhe kontestime në Pezë

-

Dinamo mposhtet për herë të parë në shtëpi në këtë sezon duke u mundur nga Korabi me rezultatin e pastër 2-0 me golin e Hoxhës me penallti dhe më pas me Skukën në fund. Me një gol në secilën pjesë miqtë nga Dibra hedhin në tapet kryeqyteta­sit, të cilët në këtë takim vinin me plotë tri mungesa shumë të rëndësishm­e si Sefa, Muça e Gjata. Takimi u shoqërua me mjaft kontestime, kundërshti e fyerje në dëm të arbitrit, por dhe palët mes tyre, ku mbështetës të të dyja skuadrave shkëmbejnë sharje. Tensioni ishte prezent në çdo rast faulli apo raste për gol. Miqtë akuzuan për penallti të padhënë, ndërsa vendësit për penallti fiktive që sipas tyre ishte jashtë zone. Me këtë humbje, Dinamo zbret në vendin e 4-t dhe sheh Vllazninë që largohet më shumë.

NDESHJA

Loja nis me tension. Në minutën e 6të është Skuka që rrëzohet në zonë pas një faulli në dukje të rëndë, por gjyqtari nuk mendon për penallti. Drejtoi i Korabit, Fehmi Mëziu, proteston dhe ofendon kryesorin, ndërsa gjyqtari i 4-t i tërheq vëmendjen se do ta nxjerrë jashtë. Në të 20-ën, Shaba humbet një rast të artë, pasi GOLAT: Hoxha 29'(p), Skuka 88'

DINAMO: Laço, Allmuça, Sheta, Shaba, M.Nuriu, R.Nuriu, Ndreu (Vrapi 46'), Topalli (Çeliku 46'), Çelaj, Prendi, Çema (Lala 65'). ( Në dispozicio­n: Bylyku, K.Çema, Spahija). Trajner: I.Allmuça KORABI: Birja, Doci, Duka, Hoxha, Kalluci (Kovaçi 75'), Karaj (Trimi 21'), Lika, Osmani, Raza, Reci (Ibishi 86'), Skuka. (Në dispozicio­n: Disha, A.Hoxha, Koçi, Qurani). Trajner: D.Mëziu

KARTONË TË VERDHË: Topalli 27', Shaba 82'/ Trimi 25', Lika 57', Reçi 82', Skuka 83'

GJYQTARË: Xh.Mema, E.Velo, A.Vila, F.Xhemalaj

VËZHGUES: Arben Pregja (Tiranë); Delegat: Eduard Gjini (Tiranë)

nuk shfrytëzon krosin e dhënë nga Allmuça, por gjuan dobët jashtë. Goditje nga këndi për Dinamon, e cila nuk shfrytëzoh­et. Më pas, zëvendësim i detyruar për miqtë ku del Karaji dhe hyn Trimi. Në të 29-ën,

miqtë kalojnë në avantazh. Korabi sulmon në mënyrë frontale dhe është Skuka që fiton një penallti që më pas e kthen në gol Erand Hoxha. Festë në radhët e dibranëve ku sulmuesi Skuka dhe mbrojtësi Hoxha bëjnë gjithçka perfekte. Në të 32-ën, Raza kërkon golin e dytë, por gjuajtja e tij është mjaft e lehtë për Laçon, i cili pret në pozicion. Dinamo kërkon golin, por nuk arrin ta gjejë. Në të 70-ën është sërish Dinamo që tenton me Lalën, por topi i goditur përfundon jashtë kuadratit. Dinamo hidhet e gjitha në sulm duke kërkuar golin e barazimit, por janë miqtë ata që tregohen më të zgjuar dhe më të zotë duke arritur të shënojnë sërish me lojtarin më të mirë të takimit, sulmuesin 20-vjeçar Xhuliano Skuka. Një humbje e papritur për Dinamon. S.Sulozeqi

 ??  ?? Lojtarët dhe stafi i Korabit duke festuar fitoren e djeshme
Lojtarët dhe stafi i Korabit duke festuar fitoren e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania