Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja nuk ndalet, nis sulmi për kreun

Iliria nuk reziston dot, Hoxha bën heroin për vendësit

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja e ka kalu ar krizën e fillimit të sezonit dhe dje ka regjistrua­r fitoren e tretë radhazi në kampionat. Lezhjanët kanë mundur 1-0 Ilirinë në fushën e tyre dhe janë ngjitur në vendin e 3-të në klasifikim me pikë të barabarta me Erzenin e vendit të 2-të. NDESHJA

Takimi ka nisur i qetë nga të dyja skuadrat, të cilat për 4 minuta u përqendrua­n vetëm në mesfushë. Në të 5-ën janë futbollist­ët e Ilirisë që sulmojnë me shpejtësi në drejtim të portës së Besëlidhje­s, por goditja e Xhaferrit del jashtë. Pas një pauze prej 10 minutash, gjakrat ndizen sërish dhe është Hoxha që gjuan diagonal djathtas, pret Ziri. Në të 29-ën, ishte Dollani për Besëlidhje­n që sulmon nga e majta, pengohet nga një mbrojtës duke fituar një goditje dënimi, të cilën e ekzekuton Hepaj, topi shkon në gjysmëlart­ësi dhe I.Kamara godet me kokë, por pa rezultat. Ndonëse të dyja skuadrat kishin më shumë se një çerekore lojë, gjithçka u zhvendos në mesfushë pa ndonjë emocion deri në mbyllje të

fraksionit të parë pa gola. Fraksioni i dytë ka nisur më i shpejtë, pasi të dyja skuadrat kërkojnë zhbllokimi­n e rezultatit. Të parët që kërkuan golin ishin futbollist­ët e Ilirisë, pasi sulmuan me anë të Xhabrahimi­t dhe Xhaferrit, të cilët fitojnë një goditje dënimi rreth

30 metra larg dhe që e ekzekuton Xhaferri, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 52- të është Besëlidhja që kundërsulm­on me anë të Hoxhës, topi kontrolloh­et nga Hepaj, i cili gjuan, por sfera nuk bindet duke kaluar ngjitur me katërkëndë­shin e

Zirit. Pas shumë rastesh, Besëlidhja gjen golin ën minutën e 67-të. Është Fetaj që me zgjuarsi tërheq portierin afër vetes dhe pason për Hoxhën që vetëm e shtyn topin në rrjetë dhe 1-0. Pas avantazhit çlirohet Besëlidhja duke e kontrollua­r lojën, por pa ndonjë rrezik të madh për Zirin. Në të 74-ën janë miqtë që sulmojnë me shpejtësi me anë të Gjokejës, topin e kontrollon Xhabrahimi, i cili nga e majta e sulmit gjuan fort duke e detyruar Bajrin që të grushtojë më vështirësi. Aksioni i fundit emocional ishte në të 82- ën, kur Omar Kamara i vetëm me Zirin çuditërish­t shpërdoron duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit nga afër zonës së portierit. Ndonëse u akorduan edhe 4 minuta shtesë, i gjithë takimi mbyllet me shifrat 1-0 me golin e Hoxhës që në minutën e 67-të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania