Panorama Sport (Albania)

Tomori në krizë, Bylis kap kreun

Miqve u mjaftojnë vetëm 20 minuta për të shijuar fitoren e 4-t radhazi në kampionat

- ERIS SYLYKU

Tomori ka pësuar një tjetër humbje në Kat egorinë e Parë. Skuadra beratase u thye me rezultatin 2-1 në shtëpinë e vet nga Bylisit, duke krijuar tanimë një shkëputje prej gjashtë pikësh me kreun. Miqtë shënuan në minutën e 2-të me Doseh dhe në të 20- ën me Liçkollari­n për t ’ u dhënë goditjen e rëndë vendësve. Pas tetë ndeshjeve, Tomori ka vetëm 10 pikë në vendin e gjashtë të klasifikim­it, aq sa ka edhe Apolonia e Fierit. Ashtu dhe siç pritej, kjo ndeshje nuk ka kaluar pa incident, teksa protagonis­të janë bërë tifozët dhe delegacion­i ballshiot. Është dashur ndërhyrja e “ Security ” dhe Policisë së Shtetit për të qetësuar situatën e krijuar. Nga ana tjetër, Bylis nuk di të ndalet duke regjistrua­r fitoren e 4-t radhazi dhe tashmë është në krye.

NDESHJA

Loja nis me befasi për vendësit, të cilët nuk e prisnin në asnjë lloj mënyre që të ndëshkohes­hin ende pa nisur mirë ndeshje. Në minutën e 2-të, Anthony dërgon një top në zonën beratase për Doseh, i cili pavarësish­t rrëmujës, ka arritur të gjejë topin dhe ta dërgojë atë në rrjetë. Tomori i afrohet barazimit vetëm dy minuta me vonë me anë të shtatlarti­t Mujkiç, por topi kalon ngjitur me traun e sipërm. Liçkollari do të shtangte tifozët në minutën e 20-të me një goditje potente nga distanca, duke realizuar një gol mjaft të bukur dhe 0-2. Skuadra e Tomorit provon të krijojë një rast me kapitenin Çaço, i cili dërgon një kros nga faulli në minutën e 30-të duke gjetur Becin, por ky i fundit nuk ka goditur saktë drejt katërkëndë­shit të Bytyçit. Skuadra ballshiote do të provonte sërish me anë të Barjamajt, i cili në të 38-ën godet nga distanca dhe i afrohet golit të tretë. Tomori do t’i përgjigjej në minutën e fundit të pjesës së parë, ku kësaj here është mesfushori Koleci, i cili realizon dhe rihap takimin. Tifozëria mundohet ta motivojë akoma edhe më shumë skuadrën pas këtij goli, por kështu do të mbyllej pjesa e parë. Pjesa e dytë duket se ka zgjuar lojtarët e trajnerit Bledar Devollit, të cilët fitojnë terren dhe mundohen të krijojnë raste për barazim. Në të 56- ën, Dervishi ka një rast të pastër për barazim me anë të një goditjeje standarde pranë zonës, por goditja e tij nuk ka pasur forcën e duhur. Koleci në minutën e 60-të do të krijonte rastin më të pastër për bara-

zim duke goditur nga trajektorj­a, por Bytyçi ka bërë mrekullinë duke e larguar topin me majat e gishtërinj­ve. Miqtë përgjigjen në minutën e 80-të dhe 84-t me Doseh dhe Mahmutin, por nuk kanë sjellë risi për ndryshimin e rezultatit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania