Panorama Sport (Albania)

Orikumi i pathyeshëm, Apolonia nuk di të fitojë

Bregdetarë­t nuk munden në fushën e tyre, miqtë në krizë

-

Orikumi vazhdon të mbetet i pathyeshëm në shtëpi ku dje dalë barazim 0-0 me Apoloninë. Bregdetarë­t, që janë debutues këtë sezon në Kategorinë e Parë, kanë bërë një paraqitje shumë të mirë dhe janë sërish në vendet e para. Apolonia nuk po arrin dot ta kalojë këtë krizë rezultates­h dhe ka zbritur në vendin e 7-të në klasifikim, shumë poshtë nga sa pretendon. Apolonia nuk fiton prej tri ndeshjesh ku ka marrë dy barazime dhe një humbje.

NDESHJA

Në praninë e një numri të konsiderue­shëm tifozësh ka nisur sfida mes Apolonisë dhe Orikumit. Vendësit janë më kërkues dhe rrezikojnë që në minutën e 5-të. Është Çapoj që pason saktë për Dhramin, por pret Harizaj në pozicion. Dy minuta më pas provon Qejvani, por topi nuk i përgjigjet dhe përfundon shumë larg portës. Troka për miqtë provon të vendosë në vështirësi Halilajn, por falë eksperienc­ës së tij, është e vështirë që portieri të mposhtet. Në të 25-ën, Dhrami ka shansin më të mirë për të kaluar vendësit në avantazh, por është Nako që ndërhyn saktë dhe largon rrezikun. Më pas, Çaushaj gjuan nga një distancë e largët, por pret gardiani mik. Bakalli kërkon të gjejë Halilaj të papërgatit­ur, por pa rezultat. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Fraksioni i dytë nis më ndryshe për Orikumin. Fillimisht është Nurçe që gjuan, por pa arritur të shënojë. Vendësit e shtojnë edhe më shumë presion në kërkim të golit të avantazhit. Qejvani kroson nga goditja e këndit dhe në rrëmujë, sfera shkon te Hoxha që gjuan fort, por jashtë. Më pas është Kongjoni që provon nga jashtë zone, por sërish pret Harizaj. Buzi i Apolonisë lë ekipin me 10 lojtarë pas kartonit të kuq

në minutën e 79-të. Në minutat e mbetura, bregdetarë­t mundohen që të shfrytëzoj­në avantazhin numerik, por nuk arrijnë që të shënojnë. Orikumi mbetet i pathyeshëm, ndërsa fierakët vazhdojnë të jenë në krizë. Gjithçka ka shkuar “fair play”, ndërsa në fund lojtarët e të dyja ekipeve

janë takuar me njëri-tjetrin, pasi kanë luajtur së bashku në ekipe të ndryshme. Orikumi po surprizon në këtë debutim të tij në Kategorinë e Parë ku, pas tetë takimeve të para, ka pësuar vetëm një humbje, në një kohë që është në vendet e para në renditje. Olsen Llambro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania