Panorama Sport (Albania)

Argëtohet Pogradeci, Elbasani rrezikon rënien në të Dytën

Miqtë mbeten në fund, kthehen "makthet" e kaluara

- ROMEO XINXIFI

Me diferenca të dukshme në tabelën e renditjes ka zbritur në Pogradec ekipi mik i Elbasanit. Liqenorët kanë arritur fitoren më të lehtë në këtë kampionat, duke fituar 4-1 ndaj verdhebluv­e që mbeten në vendin e fundit me vetëm një pikë pas tetë javëve të para. Me këtë fitore, Pogradeci është ngjitur përkohësis­ht në vendin e dytë me 15 pikë. NDESHJA

Takimi ka nisur me presionin e dukshëm të liqenorëve, të cilët që në minutat e para patën dy raste për shënim me anë të Osmanllari­t dhe Topllarit, por pa rezultat. Megjithatë, goli do të vinte në minutën e 11-të, kur Shkullaku nga krahu i majtë i sulmit dërgon topin në zonë dhe Ivani edhe pse ndodhet midis 2 mbrojtësve, godet saktësisht me kokë dhe kalon vendësit në avantazh. Pas këtij momenti loja ka hyrë në rrjedhë të qetë, por përsëri janë vendësit më kërkues, ndërkohë që elbasanlli­njtë e kanë shumë të vështirë t'i afrohen portës së Malit. Pogradecar­ët shënojnë edhe golin e dytë në minutën e 32-të kur Shkullaku ndërmerr një inkursion vetjak që nga gjysmëfush­a, del përballë portierit Moli dhe nuk e ka të vështirë të kalojë topin në rrjetë. Miqtë kanë një mundësi me anë të Ezikese në çastet e fundit të pjesës së parë, por Mali tregohet i saktë. Pjesa e dytë ka nisur shumë herë më mirë për miqtë, të cilët e zhvendosin lojën në afërsi të mbrojtjes vendëse duke qenë më të shpejtë në veprime, por pa arritur të shënojnë. Liqenorët shfrytëzoj­në kundërsulm­in dhe në minutën e 57-të, Osmanllari depërton nga krahu i djathtë, futet në qendër, godet tokazi dhe 3-0. Vjen reagimi real nga ana e miqve në minutën e 61të ku Brahimaj pengohet nga mbrojtësi Pere dhe ka penallti që e ekzekuton lojtari që e fitoi dhe shënon, 3-1. Më pas, loja është e ekuilibrua­r dhe të dyja ekipet luajnë hapur, ndërsa pogradecar­ët janë të kujdesshëm në repartin e mbrojtjes dhe mundohen të administro­jnë atë që kanë arritur. Liqenorët shfrytëzoj­në çdo mundësi për gol. Këtë ka bërë Berberi në minutën e 84t që mbas një rrëmuje në zonë, shtyn topin në drejtim të rrjetës për herë të katërt. Në minutat e mbetura nuk ka

më histori dhe Pogradeci merr një 3-pikësh shumë të lehtë përballë Elbasanit. Diferencat mes lojtarëve ishin të dukshme në këtë takim. Verdhebluv­e u duhet një revolucion për të dalë nga kjo situatë dhe të shpresojnë më pas mbijetesën.

 ??  ?? Lojtarët e Pogradecit duke festuar një prej golave të djeshëm
Lojtarët e Pogradecit duke festuar një prej golave të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania