Panorama Sport (Albania)

Begeja: Nuk mund të gabojmë në shtëpi

-

Verdhezinj­të do të kërkojnë sot të rimarrin kryesimin e Grupit B. Kavajasit vijnë sot më të penalizuar se kurrë, ku krahas mungesave të kapitenit Meglid Mihani dhe golashënue­sit Albi Çekiçi, mungesa më e madhe do të jenë tifozët. Përtej të gjithë këtyre faktorëve kundër, trajneri durrsak i Besës, Gentian Begeja, pret vetëm fitoren.

Begeja - "Nuk jam unë si trajner që i çmoj, por është vetë karriera e tyre e Mihanit e Çekiçit që flet më shumë se vlerësimi im. Sigurisht që askush nuk mundet t'i zëvendësoj­ë ata te Besa. Po mua më shumë më dhemb mosprezenc­a e tifozëve tanë të nderuar. Asnjë fitore nuk të kënaq nëse nuk janë prezent brohoritje­t e tyre 'Besa-Besa' që janë edhe motiv përse ne luajmë. Vërtet edhe tani që flasim nuk e kuptoj dot këtë masë dënimi të tyre. Është logjike që Besa nuk është Barcelona që ka në stol yje. Në këtë kuptim mungesat e Mihanit e Çekiçit do të ndihen. Po, ashtu në një atmosferë të akullt mendoj se është avantazh për miqtë që nuk do ndiejnë presionin e tifozërisë sonë. Nga ana tjetër, dihet që ekipi ka jo më kot 25 lojtarë të federuar dhe do jemi të detyruar të bëjmë sot edhe pa Mihanin e Çekiçin", tha fillimisht Begeja. Më tej, trajneri foli edhe për sfidën e sotme. "Nuk diskutohet se në Kavajë duhet patjetër të mundim këdo. Objektivi ynë i vetëm mbetet fitorja. Ju e patë se dje rivalët tanë fituan dhe për 24 orë kemi ndërruar vendet në klasifikim. Unë besoj se mbas ndeshjes në krye do të jetë përsëri Besa. Jam koshient se rokada në krye të tabelës do ketë, por ne duhet të bëjmë detyrat tona pavarësish­t se ç'bëjnë rivalët tanë. Objektivi ynë është i qartë, rikthimi në Superiore. Kështu pres të ndodhë edhe sot, pavarësish­t se luajmë me Lushnjën, ekip me përvojë në elitë", përfundoi prononcimi­n e tij, trajneri Gentian Begeja. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania