Panorama Sport (Albania)

Gjyla: E njoh Besën, di si ta mund

-

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, në konferencë­n për shtyp në prag të ndeshjes me Besën u shpreh se verdhejesh­ilët janë të përgatitur për të marrë fitoren e parë në transfertë. Një takim që do të luhet pa tifozë, ndërsa kavajasit kanë dy mungesa të rëndësishm­e.

Gjyla - "Jam i bindur vetë dhe do të mundohem të bind edhe futbollist­ët që është ndeshja e radhës. Stërvitesh gjatë gjithë javës, luan 90 minuta dhe patjetër që duhet të marrësh diçka. Një ndeshje luhet për t'u fituar. Sinqerisht, e kemi përgatitur skuadrën për të fituar. Jemi stërvitur për të luajtur dhe për ta fituar. Do të mundohemi të luajmë mirë. Në momentin që luajmë mirë, mendojmë që dalim pozitivish­t", është shprehur fillimisht trajneri Gjyla. Tekniku i lushnjarëv­e shprehu besim se është zgjedhur një arbitër i mirë për drejtimin e ndeshjes. "Për mua ky grup ka shumë skuadra të forta dhe midis tyre është edhe Besa. Mendoj, që janë të gjithë të barabarta. Tek-tuk kemi bërë gabimet tona që jemi me këto pikë. Kemi falur ne, plus që nuk heq asnjë presje atë që kam thënë se na kanë dënuar gjyqtarët. Kur thashë ka një sërë alternativ­ash për të fituar një ndeshje, futet edhe gjykimi. Mendoj, që sot është zgjedhur një gjyqtar i mirë. Me një gjykim të mirë, pa diskutim që nuk dalim pa rezultat pozitiv nga ndeshja me Besën", tha tekniku Gjyla. Tekniku i lushnjarëv­e ka folur edhe si ishtrajner i Besës në pesë periudha të ndryshme. "Nuk është hera e parë që luaj kundër Besës si trajner i Lushnjës dhe anasjellta­s. Për mua janë ezauruar këto. Megjithatë, duke respektuar futbollin e Besës, futbollist­ë, menaxhuesi­t, presidentë­t dhe tifozët e shkëlqyer që ka Besa, tashmë dua të fitoj si trajner i Lushnjës", përfundoi prononcimi­n e tij timonieri i skuadrës lushnjare. Alban Alushi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania