Panorama Sport (Albania)

Egnatia fiton në limit, Bardhi: Po na arbitrojnë ca “palaço”

Rrogozhina­sit mundin Turbinën, trajneri shpërthen në akuza

-

Egnatia bën kthesën e shumëpritu­r ndaj Turbinës, duke fituar me shifrat 2-1. Pas dy humbjesh radhazi, të besuarit e trajnerit Ilir Duro u rikthehen rezultatev­e pozitive në "Hasan Zyla" dhe ngjisin disa shkallë në renditje dhe shkojnë në kuotën e 13 pikëve. Duke qenë se rrogozhina­sit kërkonin patjetër fitoren dhe me cërrikasit që kishin ardhur për të siguruar qoftë edhe një pikë në Rrogozhinë, nuk mungoi edhe lufta sportive.

NDESHJA

Loja nis mirë për të dyja skuadrat që si fillim u vendosën në fushë e më pas të krijonin rastet e para në portat respektive. Në minutën e parë është Egnatia që me Cankën viziton portën e Demollarit, por finalizimi ishte i dobët. Miqtë mundohen të organizohe­n, por e kanë të vështirë si fillim. Pas një minute do të vijë goli i parë që do të zhbllokojë gjithçka sa u përket shifrave. Është mesfushori Ruço që në minutën e dytë gjen rrugën e rrjetës, pas një kombinimi me Karakaçin godet saktë me këmbë GOLAT: Ruço 2', Broshka 95'/ Ejoh 37'

EGNATIA: Haremi, F.Meta, Ibrahimlla­ri, Broshka, Rexhepi, Dimo (Gjuzi 72'), Korreshi, Karakaçi, Ruço (Kazma 26'), Canka (Karepi 63'), Branica. ( Në dispozicio­n: Ajazi, Gumeni, Prroi, Tufa). Trajner: I.Duro TURBINA: Demollari, Bejko, Pashaj, Zeneli, Taulla (Xhelili 78'), Gazheli, Cara (Gjeçi 26'), Cake, Rroshi (Qorri 61'), Ejoh, Ugo. ( Në dispozicio­n: Sulenji, Çami, Belliu, Shkreta). Trajner: S.Bardhi KARTONË TË VERDHË: Branica 43', Ugo 54', Taulla 76', Rexhepi 84', Haremi 85', Demollari 93', Qorri 94'

GJYQTARË: B. Dragusha, S.Zeka, J.Podgorica (Shkodër) VËZHGUES: N.Havari (Vlorë) DELEGAT: P.Brahja (Tiranë)

e dërgon topin në krah të Demollarit dhe ka festë kudo në "Hasan Zyla". Atë që s'e bënë rrogozhina­sit, e bëjnë miqtë nga Cërriku që do të barazojnë shifrat me Ejoh në

të 37-ën pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Cake, brenda zonës gjendet nigeriani që përfiton dhe gjen rrjetën. Ka protesta nga stoli rrogozhina­s që pretendon për një faull të shkaktuar ndaj Broshkës në fillim, por gjyqtari nuk ka të njëjtin mendim dhe e quan golin të rregullt. Pjesa e dytë ishte më e vakët se e para dhe rastet për shënim ishin të shumta, por pa finalizimi­n e duhur. Vendësit kërkonin të shënon golin me vlerën e tri pikëve, ndërsa miqtë donin të befasonin me kundërsulm­et e njëpasnjës­hme. Të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit menduan se shifrat po shkonin drejt barazimit. Gjatë një krosimi perfekt nga e djathta topi përfundon te Broshka që zhytet me kokë dhe e dërgon rezultatin në 2-1 për Egnatian. BARDHI

Pas ndeshjes, trajneri i Turbinës ka shpërthyer ndaj gjykimit: "Nuk di ç'të them më tepër për këtë gjykim jokorrekt që pashë sot këtu. Ne udhëtojmë në çdo qytet për të luajtur futboll dhe jo për t'u sulmuar nga këta palaço që na vënë në pozita të vështira në punën tonë. Duhet ta dinë të gjithë se kur një klub investon dhe lojtarët djersijnë pa fund, askush nuk i lejon që të tallen me askënd". Aldo Buzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania