Panorama Sport (Albania)

deshja e parë si titullar, rezda prezantohe­t me shtyllë te ejn!hërs

7esfushori: Vështirë prej motit, ndihem mirë në Skoci

-

Dëmtimi është lënë pas krahëve dhe për mesfushori­n me tipare sulmuese të Kombëtares ka ardhur koha që të jetë në fushë për të treguar vlerat e tij. Eros Grezda ka luajtur dje me Rejnxhërs që nga minuta e parë, teksa ishte hera e parë e tij që aktivizohe­t si titullar. Në një ndeshje me mot të vështirë, erë të fortë dhe shi të rrëmbyeshë­m, shqiptari nuk është ndalur. Që në takimin e parë që trajneri Wherrard i ka dhënë besim për ta startuar titullar, ai ka goditur shtyllën dhe ka qenë i pafat për të gjetur golin e parë. Lojtari i Kombëtares shqiptare luajti për 55 minuta dhe pas ndeshjes shpjegoi vështirësi­të në këtë ndeshje, si dhe emocionet e përjetuara. XE shijova që luajta. Ishte pak e vështirë për shkak të shiut dhe erës së fortë, por në fund ishte shumë e rëndësishm­e që morëm tri pikëtX, është shprehur fillimisht shqiptari. Më tej, ai ka komentuar edhe lojën e kundërshta­rëve që janë mbrojtur shumë. XKundërsht­arët u mbrojtën mirë, por pas golit të parë loja u bë më e lehtë. Ishte një pjesë e parë e vështirë, edhe e dyta gjithashtu. Duhet të gjenim shumë hapësira dhe arritëm ta bënim. Midis futbollit në Kroaci dhe këtij në Skoci ka disa ndryshime. Në Kroaci luhej më shumë teknikisht, ndërsa këtu ka më shumë

agresivite­t dhe shpejtësi. Skocia është më mirë për mua X , ka deklaruar Grezda në faqen zyrtare të Rejnxhërs. Mesfushori i Kombëtares shqiptare tani është plotësisht gati në dispozicio­n të trajnerit të Rejnxhërs, Stiven Wherrard, pasi ka kaluar shqetësime­t dhe dëmtimet e pësuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania