Panorama Sport (Albania)

Ezeni ruan kreun, Vllaznia përmbys Tiranën

Kuqeblutë, e vetmja skuadër pa asnjë humbje

- ROLAND GJINI

Dje u zhvilluan ndeshjet e javës së gjashtë në kampionati­n kombëtar të volejbolli­t për meshkuj. Kryesuesit e Erzenit fituan në kryeqytet ndaj Farkës, duke e thelluar në 3 pikë diferencën me ndjekësit. Një fitore mjaft të bukur me përmbysje arriti Vllaznia ndaj Tiranës, ndërkohë që kjo javë ishte e suksesshme edhe për Skënderbeu­n dhe Partizanin. FARKA - ERZENI Kampionët në fuqi morën suksesin e radhës në kampionat, duke mposhtur jashtë fushe Farkën dhe rikonfirmo­hen në krye të renditjes. Shijakasit po kalojnë vërtet një periudhë të mirë dhe kjo u pa qartë edhe në ndeshjen e zhvilluar dje në Tiranë, ndaj Farkës ishin dominues dhe morën një triumf të pastër 30. Në të tria setet diferenca në parket ndërmjet dy skuadrave ishte e madhe, ku farka me lojtarë të rinj në moshë e kishte të vështirë t'i përgjigjej kualitetit të lartë të miqve, të cilët e fituan pastër 3-0 (2515, 25-18, 25-18).

TIRANA - VLLAZNIA Kryendeshj­a e javës së gjashtë në volejbolli­n e meshkujve ishte ajo ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë. Një sfidë që dhuroi shumë emocione për të pranishmit në sallën sportive "Farie Hoti". Miqtë nga Shkodra ia dolën të marrin fitoren e tyre të pestë në kampionat, pasi fituan me përmbysje ndaj bardhebluv­e të Ilia Kojës. Takimi nisi furishëm për Tiranën që në dy setet e para dominoi totalisht ndaj kuqebebluv­e, duke i fituar këto sete me rezultat të thellë (25-11 të parin dhe 25-13 të dytin). Por, Vllaznia zgjohet në setin e tretë dhe arrin të fitojë 25-19. Nga fitimi i këtij seti, miqtë marrin

zemër, ndërkohë që Tirana nis të shfaqë pasiguri në lojë, dhe janë sërish shkodranët që ia dalin me sukses në setin e katërt pas një rivaliteti të lartë, duke fituar 25-23 dhe duke vendosur baraspeshë­n. Në setin final të takimit, kuqeblutë janë dukshëm me moral më të lartë dhe kjo shihet edhe në parket, ku arrijnë të tregohen

më të qartë dhe fitojnë 15-9, duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-2. Vllaznia vijon të mos njohë humbje në këtë sezon dhe me fitoren e arritur në kryeqytet regjistroi triumfin e pestë, duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve.

TEUTA - PARTIZANI Skuadra e Ylli Tomorrit

(në ndeshjen e djeshme u drejtua nga zëvendësi Elton Tukseferi) rikthehet te fitorja dhe këtë gjë e bën me një lojë bindëse dhe me një rezultat të pastër 3-0 ndaj Teutës së vendit të fundit. Nënkampion­ët e Shqipërisë e kontrollua­n të gjithë ndeshjen dhe nuk e patën aspak të vështirë fitoren ndaj bregdetarë­ve, të

cilët ende s'kanë fituar asnjë set në ketë sezon.

Skënderbeu - Studenti. Një tjetër ekip që po bën një paraqitje mjaft të mirë në këtë fillim kampionati është Skënderbeu. Korçarët fituan dje me përmbysje 3-1 ndaj Studentit. Takimi nisi mirë për miqtë që luajnë më mirë në setin e parë dhe fitojnë me shifrat

25-16. Por, vetëm kaq, pasi vendësit reagojnë dhe barazojnë setet, duke fituar në të dytin 25-15. Seti i tretë është emocionues, por pas pikëve shtesë është sërish Skënderbeu që triumfon 27-25. Edhe seti i katërt është më i mirë për ekipin korçar që triumfon 2519 dhe e mbyll të gjithë sfidën me rezultatin 3-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania