Panorama Sport (Albania)

Tirana s'di të ndalet, Mirdita mposht Partizanin

-

Dje u luajtën ndeshjet e javës së pestë në kampionati­n kombëtar të volejbolli­t për femra, në Grupin A. Tirana mori një fitore në Korçë ndaj Skënderbeu­t pa shumë mundim. Gjithashtu, Barleti fitoi në transfertë ndaj Teutës, ndërkohë që kryendeshj­a e javës, ajo ndërmjet Partizanit dhe Mirditës, u fitua pastër nga ekipi verior. Në këtë javë regjistrua­n pikët e para në kampionat Vllaznia dhe Lushnja, ku shkodranet fituan në jashtë fushe me shifrat 3- 2.

SKËNDERBEU - TIRANA

Ekipi i Adrian Gorencës nuk gabon as këtë javë dhe regjistron një tjetër triumf në transfertë, duke mposhtur pastër Skënderbeu­n. I gjithë takimi u dominua nga Tirana dhe të tre setet nuk patën shumë ndryshim nga njëritjetr­i. Me këtë fitore kryeqyteta­set vijojnë të kryesojnë bindshëm kampionati­n me pikë të plota.

PARTIZANI - MIRDITA

Një përballje mes dy skuadrash pretendent­e u zhvillua në pallatin e sportit "Asllan Rusi", ku Partizani priti Mirditën. Ishte skuadra mike nga Rrësheni ajo që dominoi në parket, duke kryesuar gjatë gjithë ndeshjes dhe duke arritur të marrë një fitore të pastër. Partizani duket se po vuan ndryshimet e shumta që ka bërë në këtë sezon dhe nuk po arrin të shprehet në fushë, ndërkohë që Mirdita regjistroi suksesin e katërt në kampionat, duke ruajtur vendin e dytë në renditje.

TEUTA - BARLETI

Ekipi i Hasan Gurabardhi­t nuk e pati aspak të vështirë për të marrë 3 pikët në Durrës përballë Teutës. Barleti ishte superior gjatë të gjithë ndeshjes, ndërkohë që Teuta e kishte të pamundur t'i përgjigjej nivelit të lojës së nënkampion­eve të Shqipërisë. 25-16 fitohet seti i

TEUTA: Begiçi, K.Matoshi, R.Matoshi, Disha, Guzina, Avdyli/ Jahja, Cuka, Halilaj, Begea, Domi. Trajner: Edmond Jazexhi

BARLETI: Prenga, Gjermeni, Caushaj, Picaku, Agolli, Stëmrilla/ Vistaraj, Shabaku, Xhelilaj, Neli, Brati, Martini, Llapi, Abedini.

Trajner: Hasan Gurabardhi

GJYQTARË: R.Kuka, G.Sakaj

parë nga kryeqyteta­set, të cilat fitojnë edhe dy fraksionet e mbetura me rezultatin e njëjtë 25-19.

LUSHNJA - VLLAZNIA

Vllaznia dhe Lushnja kanë marrë pikët e para në kampionat, në përballjen e luajtur mes tyre në "Llazar Llupo" të Krutjes. Kanë qenë shkodranet që kanë marrë fitoren e parë, duke fituar 3-2, duke e lënë Lushnjën të fundit me një

pikë. Skuadra e drejtuar nga Mark Kroqi ka dominuar setin final. Pas rezultatev­e 7-1, 10-4, 12-6 ka ardhur fitorja me rezultatin final, 15-7. Ndeshja në tërësi ka pasur shumë emocione dhe Lushnja ka arritur të barazojë dy herë avantazhin e Vllaznisë. Por, epërsia e shkodranev­e në setin final ka qenë evidente, duke e merituar fitoren dypikëshe.

R.Gjini/A.Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania